Arrestohet vajza me “minifund” në Arabinë Saudite

Arrestohet vajza me “minifund” në Arabinë Saudite

Policia në Arabinë Saudite ka bërë të ditur që ka arrestuar vajzën e cila ka postuar një video të saj në rrjetet sociale duke pasur të veshur një minifund dhe maicë të shkurtë, shkruan Washington Post, transmeton Periskopi.

Modelja me emrin Khulood në video shihet duke ecur përreth një fortese historike në provincën Najd afër kryeqytetit Riad.

Në rrjete sociale disa njerëz kanë bërë thirrje për arrestim të vajzës, ndërsa disa të tjerë e kanë lavdëruar atë për trimërinë e saj. Policia ka folur sot për televizionin shtetërorë Arabia Al Ekhabariya duke e konfirmuar se kjo vajzë është arrestuar si dhe ndër të tjera ata kanë konfirmuar se vajza do të përballet me gjyq./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: