Arrestohet “Zoti i Drogës”, jetonte në një bunker në Berat
Hatija është arrestuar nga policia shqiptare pas të dhënave të karabinierëve të Milanos, që e kërkonin në kuadër të një dënimi në mungesë me 20 vjet burg.
Ansa shkruan se agjentët shqiptarë e kanë arrestuar në Durrës, teksa Hatija po shkonte të takonte një mikun e tij.
Një mundësi kjo për të mos u humbur, duke qenë se 44-vjeçari jetonte në një vilë me bunker në Berat dhe rrethohej gjatë gjithë kohës nga truproja të armatosura.
Ai akuzohet për transportimin në Milano, në periudhën 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë.
Ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera nga karabinierët ka rezultuar se Hatija ishte një trafikant “i pastër”, që nuk prekte një gramë drogë me dorë, por që falë telefonëve celularë njëpërdorimësh lëvizte sasi madhore.



