Çartet futbollisti maroken pas barazimit me Spanjën: ‘VAR është m**’ (Video)

Çartet futbollisti maroken pas barazimit me Spanjën: ‘VAR është m**’ (Video)

Maroku barazoi me Spanjën 2:2, ndërsa Nordin Amrabat ka shprehur mllefin e tij ndaj VAR-it pas përfundimit të ndeshjes

Maroku ishte afër që të fitonte ndeshjen me Spanjën, por në minutën e 90-të Iago Aspas barazoi rezultatin në 2:2, shkruan Periskopi.

Fillimisht gjyqtari anësor e ngriti flamurin për pozitë jashtë lojë, por pas konsultimit me VAR goli i Aspas u pranua dhe në fund dy skuadrat ndanë pikët.

“VAR është m**,” ka thënë Amrabat pas ndeshjes.

Maroku është eliminuar nga Kupa e Botës pasi në fazën e grupeve arriti që të grumbullojë vetëm një pikë./Periskopi/

Shpërndaje në: