Digjet një banesë në Ferizaj (Video/Foto)
Një banesë është kapluar nga zjarri pasditen e sotme në Ferizaj.
Lexuesit kanë dërguar pamje të këtij rasti ku sipas tyre shkaktar i zjarrit është një bombol gazi e cila ka shpërthyer.
Sipas lexuesve nuk ka persona të lënduar përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.
Në vendin e zjarrit ka dalë menjëherë policia dhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
http://www.dailymotion.com/video/x5ukn4j



