Reece James poston pamje nga momenti kur i vidhetn medaljet e CL, Super Kupës dhe Euro 2020 në shtëpi

Periskopi.com Sporti

Reece James ka publikuar pamje të CCTV në rrjetet sociale, ku tregohet momenti kur i vidhen medaljet e Champions Leagues, Super Kupës dhe Euro 2020 nga shtëpia.

21-vjeçari thotë se ai po luante me Chelsean kur ndodhi incidenti, transmeton Periskopi.

James ishte në aksion në ‘Stamford Bridge’ kundër FC Zenitit në Champions League, të martën më 14 shtator, kur një grup i ‘vjedhësve frikacakë’ u futën në shtëpinë e tij dhe ikën me kasafortën.

Shikoni pamjet e mëposhtme. /Periskopi.com/

Lukaku shpëtimtari i Chelseat

Periskopi.com Sporti

Chelsea ka shënuar fitore ndaj Zenit me rezultat 1-0 në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë ishte e fortë dhe me duele, duke bërë që të dy skuadrat të ishin të limituara me raste.

Në pjesën e dytë kampioni aktual evropian, nisi të luajë më mirë.

Antoino Rudiger dhe Recce James kishin raste të mira, por që nuk ishin të saktë.

Goli i fitores për ‘Blutë e Londrës’ erdhi në minutën e 69’, kur Cesar Azpilicueta harkoi në zonë, ndërsa gjeti Romelu Lukakun i cili shënoi për 1-0.

Të dy skuadrat kishin edhe nga një rast deri në fund, por nuk arritën të shënonin.

Chelsea e nis me fitore mbrojtjen e titullit, ndërsa Zenit në ndeshjen e parë tregoi se nuk do të jetë vetëm kalimtar në fazën e grupeve.

Lukaku thjesht i pandalshëm: Shënon gol brilant me kokë kundër Zenitit

Periskopi.com Sporti

Lukaku thjesht i pandalshëm: Shënon gol brilant me kokë kundër Zenitit

Romelu Lukaku thjesht nuk po mund të ndalet së shënuari.

Ai sapo ka realizuar golin e epërsisë për Chelsean kundër Zenitit në grupet e Champions Leagues.

Cesar Azpilicueta e shërbeu atë me një top brilant në zonë, me belgun që qëlloi për mrekulli në minutën e 69-të.

Shikoni golin më poshtë.

VIDEO

Mbreti i Evropës, Chelsea sonte fillon mbrojtjen e titullit kundër Zenitit: 22 futbollistët që startojnë

Periskopi.com Uncategorized

Janë publikuar edhe formacionet për sfidën mes Chelsea dhe Zenit St. Petersburg.

Kampioni e nis mbrojtjen e titullit nga ora 21:00 në Stamford Bridge.

Super ekipit të Thomas Tuchel i janë bashkuar edhe dyshja, Romelu Lukaku dhe Saul.

Zenit St. Petersburg:

Kritsyuk, Sutormin, Chistiakov, Rakitskiy, Santos, Barrios, Wendel, Kuzyaev, Claudinho, Azmoun, Malcom.

 

Ferdinand thotë se Man United, City e Liverpooli ‘frikësohen’ nga kjo skuadër

Periskopi.com Sporti

Trajneri Thomas Tuchel e ka bërë Chelsean të duket si makinë dhe rivalët e tjerë si Manchester United, City dhe Liverpool janë të shqetësuar.

Kështu se paku thotë legjenda e “Djajve të Kuq”, Rio Fedinand, që thekson se tekniku gjerman i ka transferuar “Blutë”.

Chelsea është një ndër liderët në tabelë për momentin me Liverpoolin dhe Man United, derisa City ka një pikë më pak.

Ferdinand thotë se Chelsea është kthyer në makinë dhe klubet e tjera janë të shqetësuara.

“Chelsea është shqetësim nëse provon të fitosh ligën”.

“Klubet e tjera, si Man United, City dhe Liverpool do e shikojnë Chelsea dhe mendojnë se janë të fortë, duket sikur kanë të gjitha armët në fushë”.

“Një ndër faktorët më të mëdhenj është që nuk pranojnë gola. Kanë pasur rekord në portën e paprekur që prej Tuchel mori drejtimin dhe kanë mbrojtjen më të mirë”.

“Ai i ka bërë të duken si makinë, duket si ndër skuadrat që mund të luajnë keq. Ata mund të mos jenë në formë, pastaj Lukaku do vijë me dy gola”.

“Flisni për Kane, Lewandowski, Ronaldo, Benzema, Lukaku është në të njëjtin ring. Shkoi për të fituar Seria A, pastaj u rikthye”.

“Nëse flisni për Këpucën e Artë në fund të vitit, ai është në bisedë të njëjtë me Ronaldo dhe Kane, bashkë edhe Salah”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Chelsea ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Zenitit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Chelsea planifikon transferimin edhe të dy lojtarëve tjerë të Interit, me urdhërin e Lukakut

Periskopi.com Sporti

Kërkimi i Chelseat për përforcime defanzive mund ta detyrojë atë të peshkojë sërish tek Interi, sipas raporteve.

Fituesi i Champions Leagues transferoi top sulmuesin, Romelu Lukaku nga Interi këtë verë për 100 milionë euro, transmeton Periskopi.

Dhe tash, ‘SportMediaSet’ potencon se belgu u ka thënë ‘Të Kaltërve’ të shikojnë me vëmendje Milan Skriniarin dhe Alessandro Bastonin.

Dyshja defanzive është kyçe tek Interi dhe kampioni italian thuhet se nuk është i gatshëm t’i shesë.

Por me kalimin e Kurt Zoumas te West Hami dhe 36-vjeçarin Thiago Silvan që nuk do të shkojë duke u bërë më i ri, Chelsea do të mundohet të përforcojë mbrojtjen në janar.

Klubi londinez nuk ka shumë opsione aktualisht në qendër të mbrojtjes, pasi lejoi kalimin e Zoumas te rivali lokal për rreth 31 milionë euro. /Periskopi.com/

 

Drogba tallet keq me Lukakun pas gafës që belgu bëri gjatë festës së golit

Periskopi.com Sporti

Romelu Lukaku ka bërë mbrëmë një ndeshje të shkëlqyer ndaj Aston Villa, por për fatin e tij të keq vëmendja e tifozëve po shkon te festimi i tij i dështuar pas golit të shënuar.

Ikona e Chelsea, Didier Drogba është një nga shumë prej ‘Bluve’ që e tallen yllin belg. Gjithçka lidhet me belgun që tentoi të rrëshqiste në gjunjë, por përfundoi duke u gjakosur.

“Kurrë më rrëshqitje në gjunjë, pas festimit të mbrëmshëm”, shkroi Lukaku, transmeton Periskopi. Reagimi i Drogba ishte i menjëhershëm.

“Përshëndetje doktor David, a mund  t’i jepni një palë gjunjë të ri”, ka shkruar Drogba.

Lukaku mbrëmë shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Aston Villa, për t’i siguruar tri pikët për skuadrën e tij. /Periskopi/

Publikohen pamje nga debutimi i tmerrshëm i Saulit me Chelsean, Tuchel e kritikoi brutalisht pas ndeshjes

Periskopi.com Sporti

Chelsea ruajti startin pa humbje në sezonin 2021/22 në Premier League, duke e mposhtur Aston Villan 3-0, të shtunën pasdite.

Dy gola nga transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit, Romelu Lukaku dhe një tjetër nga mesfushori eksploziv, Mateo Kovacic, ia siguruan fitoren skuadrës së Thomas Tuchelit, transmeton Periskopi.

Mirëpo, ishte larg të qenurit paraqitja më e mirë e kampionit të Evropës, megjithatë.

Rezultati qartazi ngazëlleu Chelsean, me Villan që ishte e pafat që nuk shënoi asnjëherë.

Paraqitja jo aq e mirë e Chelseat sigurisht duhet të jetë ndikuar nga vendimi i Tuchelit për të bërë disa ndryshime në 11-shen startuese.

I transferuari në ditën e fundit të afatit kalimtar në formë huazimi nga Atletico Madridi, Saul Niguez debutoi dhe pati një paraqitje të tmerrshme, fatkeqësisht.

Sipas ‘Squawka’, ai shkaktoi më shumë ndërhyrje të palejuara se kushdo tjetër (3) në fushë në pjesën e parë dhe fitoi vetëm 11% të dueleve.

Jo befasisht, menjëherë pas pjesës së parë, ai u zëvendësua nga Jorginho.

Shikoni më poshtë edhe vetë sa i dobët ishte Saul në debutimin e tij.

Pas ndeshjes, Tuchel e pranoi se bëri gabim të madh që e inkuadroi 26-vjeçarin.

”Ishte e vështirë por ai bëri disa gabime të mëdha, pasime të gabuara e gjëra të tjera,” tha trajneri i Chelseat.

”Ai pati vështirësi me intensitetin. Mund ta vërenit se ai nuk është adaptuar. Është përgjegjësia ime, mendova se ai thjesht mund të kërcente në formacion dhe të luante me ne.”

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Chelsea fiton pa telashe ndaj Aston Villas – Lukaku shkëlqen me dy gola

Periskopi.com Sporti

‘Blutë’ kanë marrë një tjetër fitore në Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel ka shënuar një tjetër fitore në Premier League, duke mposhtur skuadrën e Aston Villa me rezultatin 3:0, shkruan Periskopi.

Lojtarët e Tuchel arritën të zhbllokojnë rezultatin pas vetëm 15 minutave lojë, me anë të sulmuesit që transferuan këtë verë, Romelu Lukaku.

Belgu dërgoi topin në rrjetë pas një pasimi të mirë nga Kovacic. Ky i fundit doli në skenë edhe në minutën e 49’, kësaj radhe si realizator, për të mbyllur dilemën për fituesin.

Golin për të vulosur rezultatin final e shënoi Romelu Lukaku në minutën 90+3′. Ky gol ishte i dyti personal i takimit për belgun.

Chelsea tani ka 10 pikë, sa ka edhe Man Utd në krye, kurse Aston Villa mbetet me katër pikë në po aq ndeshje. /Periskopi/

Kovacic dyfishon epërsinë e Chelsea ndaj Aston Villa

Periskopi.com Sporti

Duket se Chelsea do t’i marrë tri pikët e radhës në Premier League pa shumë telashe.

Chelsea ka shënuar edhe golin e dytë në ‘Stamford Bridge’ përballë Aston Villa, shkruan Periskopi.

Ishte Mateo Kovacic ai që gjeti rrugën e golit në minutën e 49’ të takimit.

Kovacic ishte pjesëmarrës edhe në golin e parë, kur bëri asistuesin për Romelu Lukaku.

Më poshtë mund ta shihni golin e Kovacic, që ishte i dyti për Chelsea këtë mbrëmje./Periskopi/

Chelsea në epërsi ndaj Aston Villa, shënon Lukaku

Periskopi.com Sporti

Romelu Lukaku po vazhdon formën e lartë që e përcolli edhe në ndeshjet me kombëtaren.

Ylli belg ka arritur të gjej golin edhe në ndeshjen ndaj Aston Villa, shkruan Periskopi.

Romelu Lukaku shënoi në minutën e 15’, pasi pranoi një pasim të mirë nga Mateo Kovacic.

Goli i Lukaku i jep epërsinë Chelsea pas një fillimi të ndeshjes ku ‘Blutë’ kërkonin me çdo kusht zhbllokimin e rezultatit.

Më poshtë Periskopi ua përcjell golin e Lukaku. /Periskopi/

Formacionet zyrtare: Chelsea – Aston Villa

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Chelsea – Aston Villa.

Chelsea synon tri pikë të reja në Premier League, ndaj skuadrës së Aston Villa, shkruan Periskopi.

Në kuadër të xhiros së katërt, ‘Blutë’ luajnë para tifozëve të tyre dhe shihen favoritë në letër.

Ndeshja mes Chelsea dhe Villa luhet me fillim nga ora 18:30.

Më poshtë Periskopi ua përcjell formacionet zyrtare për këtë ndeshje. /Periskopi/

Chelsea:

Aston:

Guus Hidding tërhiqet nga futbolli por me thumbime: Nuk do të veproj si ky trajner

Periskopi.com Uncategorized

Guus Hiddink, për shumë vite një nga emrat më të njohur të trajningut botëror, ka vendosur që të tërhiqet përfundimisht nga jeta aktive në futboll.

Holandezi 74-vjeçar, i cili në periudhën e fundit kishte nisur një aventurë të çuditshme në stolin e kombëtares së ishullit të vogël të Guraçaos, ka bërë publik sot vendimin për ta mbyllur përfundimisht me futbollin.

Hiddink u infektua me COVID-19 në pjesën e parë të vitit ndaj nuk mundi të drejtonte skuadrën në një pjesë të kualifikueseve të Botërorit, duke ia lënë drejtimin Patrik Klajvert. Ndaj ai kishte vendosur që të largohej përfundimisht nga detyra e tij në këtë përfaqësuese e si rrjedhojë edhe nga futbolli. I ngacmuar se mos ndërronte mendje, ai u përgjigj se nuk do të vepronte si një kolegu i tij i njohur.

“Jo, nuk do të bëj si Advokat”, theksoi ai, duke iu referuar faktit se edhe trajneri tjetër holandez kishte deklaruar tërheqjen, por pastaj kishte ndërruar mendje e tashmë drejton Irakun.

Hidink bëri emër fillimisht në futbollin holandez me PSV Eindhoven e më pas drejtoi skuadra me shumë emër si Real Madrid, Valencia, Betis e Chelsea.

Ndërkaq, ai kishte sukses edhe me ekipet kombëtare ku përveç Holandës së tij të cilën e drejtoi në dy etapa të ndryshme, ishte në pankinën edhe të Koresë së Jugut, Australisë, Rusisë apo Turqisë.

 

 

Chelsea e kthen Pulisicin me avion privat në Londër, rikthehet me ‘pesë yje’ nga Hondurasi

Periskopi.com Sporti

Pas fitores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Hondurasit 4-1, lojtarët e tyre ishin të lirë të kthehen në klubet e tyre.

Chelsea, dërgoi një aeroplan privat deri në Honduras për të sjellë Christian Pulisicin në Londër.

Sipas llogarisë në Twitter, Aviacionhr, raportohet se klubi i Ligës Premier kishte dërguar një aeroplan privat në Aeroportin Rampon Villeda Morales, pasi ata donin të sillnin lojtarin e tyre sa më shpejt që të ishte e mundur, në mënyrë që ai të kishte kohë për të pushuar.

Ai ka një shqetësim të lehtë, ndërsa klubi kërkon që ai të jetë në formë për fundjavë.

Chelsea luan ndaj Aston Villës të shtunën, ndërsa avioni privat i shkurton kohën e tij të udhëtimit në mënyrë të konsiderueshme dhe pushimi do të jetë më i madh.

 

‘Ndeshja Zero’: Plani special për ndeshjen Tottenham – Chelsea, për ruajtjen e ambientit

Periskopi.com Sporti

Tottenham Hotspur – Chelsea do të jetë një nga ndeshjet që duhet të ndiqet si shembull për ruajtjen e ambientin.

Ekosistemi po shkon në pika gjithnjë më kritike në vitet e fundit, si pasojë e shkatërrimit të pyjeve dhe ndotjes së oqeaneve. Pjesën kryesore në këtë shkatërrim e luan njeriu. Por, si mund të ndihmohet në përmirësimin e ekosistemit me veprime të vogla?

Një ide kanë në Premier League. Saktësisht, organizimi i ndeshjes Tottenham – Chelsea mund të shënojë një pikë kthyese.

Plani është që në këtë ndeshje që po quhet ‘Ndeshja Zero’, aluduar në Zero Karbon, tifozët të shkojnë në ndeshje në këmbë, me biçikletë apo me transport publik, përcjell Periskopi. Krejt kjo në mënyrë që të mos lirohet CO2.

Tutje, tifozëve u bëhet thirrje që në këtë ndeshje të përdorin vetëm ushqime me baza bimore.

Tottenham është zgjedhur si klubi “më i gjelbër” më herët gjatë këtij viti, duke ndërmarrë shpeshherë iniciativa për përmirësim të ekosistemit.

Kujtojmë se më herët klube si Bayern Munich bënin fanellat e klubit nga riciklimi i mbeturinave të oqeanit. /Periskopi/

Chelsea dështon në përpjekjet për transferimin e Kounde dhe Saul Niguez

Periskopi.com Sporti

Chelsea me gjasë do të mbyll ditën e fundit të merkatos pa asnjë lëvizje.

‘Blutë’ e Londrës kanë tentuar deri ditën e fundit të bindin skuadrën e Sevilla për një marrëveshje që do ta transferonte Jules Kounde në ‘Stamford Bridge’, por negociatat ishin të kota.

Raportimet e fundit nga ‘Goal’ bëjnë të ditur se Chelsea ka dështuar në këto tentime, përcjell Periskopi.

Po ashtu bëhet e ditur se as mesfushori i Atletico Madrid, Saul Niguez nuk do të kalojë te skuadra e Thomas Tuchel këtë edicion.

Kërkesa e Atletico Madrid ishte 40 milionë euro për kartonin e 26 vjeçarit, dhe kjo nuk mund të prekej nga ‘Blutë’.

Për Kounde Sevilla po ashtu kërkonte 70 deri në 75 milionë euro. /Periskopi/

Chelsea synon goditjen në ditën e fundit të merkatos – Sevilla kërkon 70 milionë për Kounden

Periskopi.com Sporti

Sot është dita e fundit e merkatos në futbollin evropian dhe skuadrat po bëjnë të gjitha lëvizjet e mundshme për të kompletuar përforcimet e fundit.

Skuadra e Chelsea është tash e disa kohë në ndjekje të mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde.

Kounde ka një çmim mjaft të lartë. Sevilla kërkon plot 70-75 milionë euro për kartonin e tij, përcjell Periskopi.

Chelsea paraprakisht ka bërë disa lëvizje që ia mundësojnë këtë pagesë, pasi arriti të largonte nga skuadra lojtarin Kurt Zouma.

Goditja më e madhe e Chelsea këtë merkato mbetet ajo me Romelu Lukakun, por Kounde do t’i jepte zgjidhje trajnerit Tuchel për mbrojtjen. /Periskopi/

Tuchel arsyetohet pse nuk i ka dhënë ende asnjë minutë këtë sezon 60 milionëshit të Chelseat

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i majtë i Chelseas, Ben Chilwëell nuk ka bërë ende një paraqitje kompetitive për sezonin e ri, që nga finalja e Ligës së Kampionëve 2020-21 kundër Man City.

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka thënë se Ben Chilwell i është bashkuar vonë grupit pas participimit në “Euro 20” dhe se konkurrenti i tij Marcos Alonso ishte më i përgaditur fizikisht pasi i ishte bashkuar grupit në stërvitje shumë më herët.

“Për Ben Chilwell, është shumë e lehtë, ai u kthye me grupin e fundit [pas Euros dhe pushimeve]” u shpreh Tuchel.

“Kur mbërriti ai, Marcos Alonso kishte pesë javë në stërvitje nga para-sezoni. Ai luajti ndeshjet e para në kompeticion pas një para-sezoni fantastik. Ai ishte thjesht shumë më i gatshëm fizikisht, gjë që ishte e natyrshme për shkak të seancës stërvitore dhe lojërave të tij fantastike.

“Ai luajti finalen e Superkupës dhe tre ndeshje të Premier League. Gjithashtu, ne kemi vetëm tre zëvendësime të lejuara dhe ky është një problem i madh.”

Tuchel theksoi se Chilwell kishte nevojë për kohë për tu përshtatur me instensitetin dhe se tani është gati për të startuar.

“Chilly kishte nevojë për kohën e tij në stërvitje për t’u përshtatur me intensitetin. Ai është gati tani.

“Është pak e trishtueshme sepse keni më shumë mundësi taktike nëse keni pesë ndryshime. Unë nuk i kuptoj argumentet e ekipeve të vogla se ata kanë një disavantazh në këtë rast. Unë kam qenë gjithashtu trajner i një ekipi të vogël dhe do kisha dashur të kenë pesë lojtarë në dispozicion.

“Unë do t’i kisha bërë ata të vrapojnë 16 kilometra kundër ekipeve kryesore. Mendoj se është një disavantazh i madh në përgjithësi në Evropë”, përfundoi gjermani.

42 mijë nënshkrime në peticionin për ta pezulluar Anthony Taylor nga ndeshjet e Chelseat

Periskopi.com Sporti

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Chelseat në Premier League u përcoll nga shumë momente kontraverse.

Chelsea kaloi në epërsi në minutën e 22-të falë një goli sensacional me kokë nga Kai Havertz, transmeton Periskopi.

Por skuadra e Thomas Tuchelit mbeti me dhjetë futbollistë në fushë, pas përjashtimit të Reece Jamesit në përfundim të pjesës së parë.

James ishte i pozicionuar në vijën e portës kur devijoi topin nga rrjeta me dorë, me VAR që këshilloi gjyqtarin Anthony Taylor ta rishkonte rastin në afërsi të fushës.

Pas vetëm dy sekondave rishikimi, Taylor akordoi penallti dhe ia tregoi të kuqin Jamesit.

Futbollistët e Chelseat ishin jashtëzakonisht të nervozuar. Topi u devijua nga gjuri i Jamesit dhe vetëm atëherë në mënyrë të paqëllimtë pati kontakt me dorën.

Kjo nuk është hera e parë që Taylor frustron lojtarët dhe fansat e skuadrës.

Një zinxhir postimesh në Twitter tregoi se ai disa herë ka dhënë vendime kontraverse kundër kësaj skuadreje.

Dhe fansat e Chelseat tash janë ngopur. Është krijuar një peticion ku kërkohet që ai të mos ndajë drejtësinë më në ndeshjet e Chelseat.

Peticioni deri tash ka marrë më shumë se 40 mijë nënshkrime, deri në kohën kur po shkruhet ky artikull.

Në përshkrim thuhet: ”Është evidente se ky njeri ka një agjendë të fortë kundër institucionit të Chelsea fc.

”Për shembull, ai ka përjashtuar lojtarë pa asnjë arsye kështu që rrezikoi rezultatet.

”Ne fuqishëm besojmë se kjo duhet të hetohet dhe Anthony duhet të pezullohet nga drejtimi i ndeshjeve të Chelseat.” /Periskopi.com/

 

Tuchel zbulon detajet e lëndimit të N’Golo Kantes

Periskopi.com Sporti

Chelsea arriti të marrë një barazim të vlefshëm mbrëmë ndaj Liverpool duke mbetur me 10 futbollistë që nga fillimi i pjesës së dytë.

Pas rezultatit pozitiv, blutë kanë pranuar një lajm jo të mirë rreth lëndimeve, pasi N’Golo Kante u lëndua dhe u desh të largohej nga fusha për tu zëvendësuar nga Kovacic.

Thomas Tuchel ka zbuluar se dalja e hershme e N’Golo Kante kundër Liverpoolit të shtunën erdhi për shkak të të njëjtit dëmtim të kyçit të këmbës që e mbajti atë jashtë ndeshjes së mëparshme të Premier Ligës me Arsenalin.

Mesfushori francez startoi kundër “Të Kuqve”, por u zëvendësua në pjesën e parë, pas një pjese të parë kaotike që përfunduan me dhjetë futbollistë në barazim 1-1 në Anfield.

Francezi u lëndua nga një duel me sulmuesin e Liverpool, Sadio Mane.

“Ai është i dëmtuar, ai duhej të dilte jashtë,” shpjegoi Tuchel në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Ai humbi ndeshjen e Arsenalit për shkak të dhimbjes në kyçin e këmbës. Nuk është asgjë serioze sepse ai ishte kthyer në stërvitje dhe, siç e shihni, filloi sot. Në fitimin e topit në këtë situatë, kundërshtari ra në kyçin e këmbës, dhe e përdredhi përsëri.

“Ai kishte të njëjtën dhimbje si para ndeshjes me Arsenalin kur e humbi atë. Atij i mungonte forca për të përshpejtuar dhe ne duhej ta hiqnim atë.

“A mund të ketë sfidë më të vështirë sesa të heqësh dorë nga një lojtar, të heqësh N’Golo Kante në gjysmë kohe duke luajtur ndaj Liverpoolit të Klopp? Por ne bëmë shkëlqyeshëm dhe jemi super të lumtur me atë që bëmë. Ne e merituam pikën”, përfundoi Tuchel.