Erdogan shpërblen nacionalistët
Erdogan fitoi 53 përqind të votave në zgjedhjet e së dielës, duke fituar edhe një mandat të dytë deri në vitin 2023.
Partia në fuqi kishte rënie të mbështetjes në zgjedhjet parlamentare krahasuar me zgjedhjet presidenciale, duke fituar 43%, mirëpo me mbështetjen e Partisë Lëvizja Nacionale që fitoi 11%, Erdogan do të ketë një shumicë në parlament.
“Është e mundshme që të ketë disa emra të Partisë Nacionaliste që presidenti do t’i konsiderojë të duhur për kabinet. Në fund, Erdogan do të vendosë“, tha një zyrtar i Partisë Nacionaliste.
Një burim tjetër brenda partisë së Erdoganit deklaroi se nuk do të ishte befasi nëse presidenti do të emëronte ministra nga Partia Nacionaliste në kabinetin e tij të ri.
Së bashku dy partitë fituan 343 ulëse nga 600 sa ka parlamenti turk.



