Forcat irakiane i shpartallojnë luftëtarët e ISIS-it
Forcat irakiane po u sulen luftëtarëve të fundit të ISIS nga fshehja në Mosul një ditë pasi qyteti u shpall i çliruar nga grupi terrorist.
Luftëtarët gjysmë të zhveshur kishin dalë në paradë në rrugë përderisa të tjerët ishin bllokuar nga një automjet i blinduar.
Ndërkohë sulmet e njëpasnjëshme ajrore goditën pjesë të Qytetit të Vjetër të Mosulit në mes të frikës që luftëtarët po presin në pritë dhe kanë lënë pas kurthe shpërthyese.
Gjeneral Lejtnanti Stephen Townsend në kryre të forcave komanduese amerikane në Irak tha se ‘Nëse duhet ta mbajmë ISIS nga një shfaqje eventuale, Qeveria e Irakut duhet të bëjë diçka goxha të rëndësishme ndryshe’.
‘Ata duhet të arrijnë të pajtohen me popullsinë sunnite, dhe t’i bëjnë të ndihen sikur qeveria e tyre në Bagdad i përfaqëson ata’ u shpreh Townsend.
“Unë mendoj që të gjithë kanë mësuar rrugën e vështirë, se nëse nuk do të qëndrosh aty afër dhe të kryesh punën, do të kthehemi prapa për 10 vjet” citon diplomati amerikan.
Paralajmërimet e tyre erdhën pasi luftëtarët e ISIS-it që po largoheshin nga Mosuli kapën fshatin e Imam Gharbi, në jug, duke u pozicionuar në taktika të stilit guerilas, raporton Daily Mail, transmeton Periskopi.
Militantët e armatosur me armë automatike dhe mortaja kanë konfiskuar më shumë se 75 përqind të fshatit, që ndodhet në bregun perëndimor të lumit Tigris rreth 44 kilometra në jug të Mosulit. Ushtria irakiane tha se priten edhe përforcime.
Shteti Islamik filloi sulmin e tij ndaj Imam Gharbi javën e kaluar, në llojin e sulmit që pritet të zhvillohet tani, ndërsa forcat irakiane të mbështetura nga SHBA rimarrin kontrollin mbi qytetet që grupi kishte kapur gjatë ofenzivës së vitit 2014./Periksopi/

Gjeneral Lejtnant Spehen Toënsend (në të majtë) ka përshëndetur fitoren ‘historike’ kundrejt ISIS-it në Mosul, por ai tha se ky grup i terrorit mund të përtërihet në rast se qeveria dështon dhe ti largojë myslimanët sunni-t.

Forcat irakiane luftojnë për ta shpëtuar Mosulin nga luftëtarët e ISIS-it para se Kryeministri Haider al-Abadi ka deklaruar fitoren.

I gjithë qyteti tashmë është nën kontroll të forcave irakiane, por aty ka terroistë të frikësuar të fshehur ndërmjet popullatës civile të cilët janë lëshuar për t’iu revanshuar.

Tymi ngrihet lartë nga qyteti i vjetër i Mosulit kur ka pasur luftime sporadike në pasditën e të ditës së hënë.

Vet trupat e ISIS-it që ishin pjesë e grupit të Al-Kaidës si grup në vitin 2014 në Irak, para se ta shpallin shtetin e Kalifatit.

Komandanti i forcave amerikane tha se për ta marrë qytetin e vjetër të Mosulit është dashur të jenë prezentë shumë makineri ushtarake që nuk janë parë nga Lufta e Dytë Botërore.

Trupat irakiane duke festuar fitoren në qendër të mosulit pasiqë muajin e kaluar ata kanë deklaruar se e kanë mposhtur ISIS-in, por dje zyrtarisht është bërë një njoftim i tillë.

Forcat irakiane tani ndihmojnë rindërtimin e qytetit, i cili ka qenë shumë i shkatërruar nga lufta për 8 muaj radhazi.

Ushtarët nuk ishin të vetmit të cilët e kanë festuar humbjen e ISIS-it, por edhe civilët kanë dalur ta festojnë në qytetin e Kerala-s.

Automjetet e mbushur me njerëz valvitin flamurin irakian në Bagdad për ta festuar humbjen e ISIS-it.

Përderisa fundi i ISIS-it është pranë shuarjes në Lindjen e Mesme, ky regjion është i rrezikuar të sulmohet nga një sulm eventual.

ISIS-i kërkon fronte të reja për të pushtuar dhe për të bërë vende të paqëndrueshme përreth botës, përfshirë qytetin e Marawi-it në Filipine.
Tymi i ngirtur lartë në qytetin Kobani e fotografuar nga forcat ajrore amerikane dhe koaliconit më 17 Nëntor, 2014.









