Futbollisti arab ‘provokoi’ egjiptianët duke festuar me shqiponjë, a do të ketë dënim nga FIFA? (Foto)

Futbollisti arab ‘provokoi’ egjiptianët duke festuar me shqiponjë, a do të ketë dënim nga FIFA? (Foto)

Al Dawsari shënoi golin e fitores për Arabinë Saudite dhe festoi me shqiponjë në ndeshjen kundër Egjiptit

Arabia Saudite befasoi Egjiptin duke e mposhtur në ‘Volograd Arena’ me rezultat 2:1 dhe kështu në shtëpi do të rikthehet me një fitore nga Kampionati Botëror, shkruan Periskopi.

Al Dawsari shënoi golin e fitores për Arabinë dhe kopjoi Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin duke festuar me shqiponjë.

Pak minuta pasi futbollisti arab festoi me shqiponjë FIFA i dënoi Xhakën dhe Shaqirin me nga 10 mijë franga shkaku i festimeve që bën pikërisht me shqiponjë në ndeshjen kundër Serbisë.

A do ta dënojë tani FIFA edhe Al Dawsarin? /Periskopi/

Shpërndaje në: