Gjenden trupat e çiftit pas 75 viteve
Marselin dhe Frensin Dumolin, prindër të shtatë fëmijëve, kanë dalë për t’i kullotur lopët pak më larg se shtëpia e tyre në fshatin e tyre në jug të Zvicrrës më datën 15 gusht të 1942, transmeton Periskopi.
“Tërë jetën e tyre i kemi kërkuar. Kemi dashur që t’i gjejmë trupat e tyre dhe t’i varrosim në mënyrë të dinjitetshme, ashtu siç e meritojnë”, ka thënë vajza e tyre më e vogla, që tashmë është 70 vjeçare dhe quhet Marselin Idri.
“Lirisht mund të them se pas 75 viteve ndjehem më lirë, pas gjetjes së trupave të tyre”, shtoi Marselin Idri.
Policia thotë se kanë gjetur trupat e pajetë të çiftit në një akullnajë i cili gjindet 2.615 metra lartësi./Periskopi/



