Hahn: Hapja e negociatave për Shqipërinë, sinjal kyç për rajonin se progresi i bërë shpërblehet

Hahn: Hapja e negociatave për Shqipërinë, sinjal kyç për rajonin se progresi i bërë shpërblehet

Komisionari për zgjerimin e Evropës, Johannes Hahn përshëndeti caktimin e datës së negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Në një mesazh në Twitter, Hahn ka shprehur kënaqësinë e tij që Këshilli Evropian, pas një debati të gjatë në Luksemburg, më në fund i dha dritë të gjelbër konkluzioneve për zgjerimin e Evropës, veçanërisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Jam i lumtur që Këshilli Evropian sheh një dritë për konkluzionet e zgjerimit për Shqipërinë dhe të ardhmen e Maqedonisë Veriore, pas një debati të gjatë. Çështja e hapjes së negociatave është e qartë në qershor 2019. Një sinjal kyç ky për rajonin se progresi i bërë shpërblehet, sikurse edhe vendimtar për besueshmërinë e vet BE-së – shkruan në Twitter Han.

Shpërndaje në: