“Hashim Thaçi aksidentalisht shpalli pavarësinë, po të ishte Rugova gjallë as…” (Video)

“Hashim Thaçi aksidentalisht shpalli pavarësinë, po të ishte Rugova gjallë as…” (Video)

Po të ishte gjallë presidenti Ibrahim Rugova, presidenti aktual Hashim Thaçi as nuk do të ishte afër proceseve që janë lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Kjo është deklarata e analistit politik Haki Abazi për Thaçin dhe të kaluarën e tij politike në Kosovë.

Abazi, në një intervistë për Periskopin, ka thënë se Thaçi ka dalë rastësisht në krye të procesit të shpalljes së pavarësisë. Ai i sugjeron Thaçit që të tërhiqet nga të gjitha pozitat publike dhe të mos i përzihet drejtësisë në hetimet që mund t’i ngrish.

“Çka duhet të bëj zoti Thaçi, mendoj, për të mirën dhe të ardhmen e vendit por edhe për emrin e tij, si një prej pjesëmarrësve, që unë them rastësisht ka dalë në krye të procesit të shpalljes së pavarësisë, shumë rastësisht  – se po të ishte Rugova gjallë as nuk do të ishte afër proceseve. Ndoshta dikush tjetër nga partia e tij, siç ka qenë zoti Bajram Rexhepi ose të tjerë që kanë qenë pragmatik në agjendën e shtetformimit, por jo vet zoti Thaçi”, ka theksuar ai.

Abazi tha se tërheqja e Thaçit do t’i bënte nder vendit, vetes e karrierës së tij politike.

“Por, dosido, meqë ka qenë pjesë e shpalljes së pavarësisë, do t’i bënte nder vendit, vetes, karrierës politike por edhe historisë që në mënyrë të qetë realisht të largohet nga pozitat publike e të lejoj që drejtësia ta kryej punën e vet dhe të mos vie në situatë që të përzihet në çfarëdo procesi gjyqësor që mund të ngritet”, ka thënë Abazi. /Periskopi/

Shpërndaje në: