Hidhet shorti për sezonin e ri në Superligë: Derbi qysh në javën e parë
Federata e futbollit e Kosovës organizoi hedhjen e shortit për sezonin 2019/2020 të IPKO Superligës së Kosovës në futboll dhe lajmi i madh është se në xhiron e parë do rtë zhvillohet një nga duelet derbi që e zbukuron sezonin e futbollit në Kosovë.
Fjala është për duelin ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës dhe në përballjen e parë, kuqeiznjtë do të jenë ekip vendës, edhe pse sezonin e kaluar edhe ashtu Flamurtari ndeshjet i zhvillonte ne “Fadil Vokrri”, transmeton Periskopi.
Çfitet e xhiros së parë të sezonit të ri janë:
Prishtina – Flamurtari
Drita – Ferizaj
Dukagjini – Ballkani
Trepça’89 – Gjilani
Feronikeli – Drenica
Llapi – Vushtrria
Sezoni i ri në Kosovë fillon në fundjavën e 17/18 gushtit. /Periskopi.com/



