Këshilltari i presidentit njofton se javën e ardhshme mbahet seanca konstituive

Këshilltari i presidentit njofton se javën e ardhshme mbahet seanca konstituive

Presidenti Thaçi në javën e ardhshme do ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit dhe se ftesa për këtë seancë mund të bëhet më së largu të hënën.

Kështu ka thënë për rtv21 këshilltari politik për media i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj.

Këto komente të Behramajt erdhën pas takimit të djeshëm të presidentit Hashim Thaçi me të nominuarin për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj.

Haradinaj pas takimit më Thaçin deklaroi se është i interesuar që qeveria të formohet sa më shpejt dhe të mos humbet kohë më shumë.

Shpërndaje në: