Krasniqi denoncon kulturën e seksit: Jemi mbushë me shtëpi publike, motele, e masazhe

Krasniqi denoncon kulturën e seksit: Jemi mbushë me shtëpi publike, motele, e masazhe

Ligjëruesi i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka dalë kundër reagimeve të shumta pas performancës provokuese të këngëtares Fjolla Morina para disa fëmijëve në Skënderaj.

Ai deklaron se në këto reagime ka hipokrizi, pasi që Kosova “është mbushur me shtëpi publike në të katër anët, me motele e hotele që haptas ofrojnë “pushim për pesë euro”, me shërbime masazhi që ofrojnë shërbime seksi, me fëlligështi të shumta.”

Ai thotë se “lufta kundër të keqes bëhet shumë më larg se në binën e një koncerti” duke denoncuar heshtjen shoqërore ndaj këtyre dukurive.

Sidoqoftë, z.Krasniqi kujdeset që koncertin në fjalë ta quajë idiotik edhe pse e minimizon rëndësinë e tij.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Gjithë kjo shtirje gjoja se po çuditemi me një paraqitje perverse dhe idiotike të një këngëtareje. Shtirje me sherr, sepse referenca po del për Skenderajn dhe për Bekim Jasharin. Demek pse atje, pse ai e blla blla blla! Ndërsa, Kosova e mjerë, është mbushur me shtëpi publike në të katër anët, me motele e hotele që haptas ofrojnë “pushim për pesë euro”, me shërbime masazhi që ofrojnë shërbime seksi, me fëlligështi të shumta. Prandaj, edhe kjo lloj “habie” me atë paraqitje në atë koncert idiotik, provon hipokrizinë në këtë shoqëri. Lufta kundër të keqes bëhet shumë më larg se sa në binën e një koncerti, bëhet në jetën reale. Minimalisht, bëhet afër shtëpive, ku gëlojnë shtëpitë publike dhe masazhhanet. Merr vesh, oj shype hipokrite!

Shpërndaje në: