Kupa e Botës| Xhaka ia bën të qartë serbëve: Do të luftojmë!
Granit Xhaka ka reaguar para ndeshjes tejet interesante që do të luhet në Kaliningrad të premten ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë
Katër futbollistë shqiptarë pritet që të jenë startues për Zvicrën në ndeshjen kryesore kundër Serbisë, shkruan Periskopi.
Granit Xhaka ka reaguar me anë të një postimi në Instagram ku ka thënë që është i fokusuar për këtë takim dhe se do të japin gjithçka për të nxjerr një rezultat pozitiv.
“Absolutisht i përqendruar dhe i gatshëm për të luftuar ne ndeshjen tonë të ardhshme. Kurrë mos hiqni dorë, gjithmonë luftoni,” shkruan Xhaka në Instagram. /Periskopi/




