Ky është lojtari i Grupit F, ku Gjermania doli e fundit

Ky është lojtari i Grupit F, ku Gjermania doli e fundit

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Grupit F, në të cilin bënin pjesë Gjermania, Suedia, Meksika dhe Korea e Jugut, shkruan Periskopi.

Ky ishte një grup mjaft i fortë dhe befasues, ku kampionët aktualë të botës, gjermanët dolën të fundit. E para ishte Suedia, e dyta Meksika – të cilat kalojnë tej – dhe e treta Korea Jugore.

Ekipi më i mirë i grupit, argumentueshëm është Suedia, që humbi vetëm nga vendi i fundit në grup Gjermania dhe atë në minutat e fundit. Suedia nuk po udhëhiqet nga lojtari me origjinë boshnjake Zlatan Ibrahimoviq, i cili u la në shtëpi nga trajneri i kombëtares nordike.

Lojtari më i mirë i grupit është Andreas Granqvist, një mbrojtës që i ekzekutoi me saktësi dy penallti, dhe që me organizimin e lojës në fazën e mbrojtjes, duke qenë kapiten, bëri që Suedia të mos pësonte gol në dy ndeshje.

Granqvist është 33 vjeçar dhe luan për skuadrën Helsingborgs në kampionatin vendës, Suedi. Ai ka luajtur 75 herë për kombin e tij, dhe i ka shënuar tetë gola.

Shpërndaje në: