LDK nuk do ta votojë kandidatin e PAN-it për kryetar Kuvendi
LDK në bashkëpunim më partnerët e koalicionit AKR dhe Alternativa, nuk do ta votojnë as Qeverinë dhe as kryeparalmentarin.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
I pyetur nga ‘Gazeta Blic’, se a do ta votojnë kandidatin e PAN-it për kryetar të Kuvendit, Haziri theksoi se ata nuk kanë vota për këtë koalicion.
“Nuk është problem, LDK dhe LAA vota as për Kuvend e as për Qeveri”, u shpreh Haziri.
Ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës kanë njoftuar se kandidati i tyre për kryetar të Kuvendit do të jetë Kadri Veseli.
Kujtojmë që Kadri Veseli ka qënë udhëheqës i legjislaturës së V, të Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa sot presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas një takimi konsultativ me partitë politike, në të cilën morën pjesë vetëm përfaqësuesit e koalicionit PAN, dhe përfaqësuesit e minoriteteve jo serbe. Ka caktuar se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet me 3 gusht.



