Maradona jep një mesazh për tifozët
Legjenda e futbollit argjentinas nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore gjatë ndeshjes Argjentinë-Nigeri.
Në një video të publikuar online, Maradona shfaqet duke u mbajtur nga krahët teksa del nga shkallët e stadiumit në dhomat VIP.
Vetë Maradona përmes një postimi në rrjetet sociale ka qetësuar tifozët duke u thënë se ishte diçka kalimtare.
“Dua vetëm të them se jam mirë, që nuk jam dhe nuk kam qenë i shtruar në spital. Gjatë pushimit të ndeshjes me Nigerinë kisha një dhimbje të fortë kokë dhe pësova marramendje. Një doktor më vizitoi dhe më këshilloi që të kthehesha në shtëpi para pjesës së dytë, por vendosa të qëndroja pasi po luanim gjithçka për gjithçka. Si mund të largohesha? Një puthje të gjithëve dhe faleminderit për mbështetjen. Diego do të jetë edhe për një kohë të gjatë!”, ishin fjalët e tij në një postim në Instagram.



