Mesazhi i yllit të NBA për Dybalan: Të lutem mos e bëjë
Bota e merkatos së futbollin kalon çdo kufi. Thashetheme të vogla, zëra korridoresh dhe drejtorë teknikë të parë kalimthi në një aeroport diktojnë ligjin e lajmeve.
Të gjithë të mbërthyer njëzetekatër orë në njëzetekatër për të ndjekur të gjitha të rejat në lidhje me skuadrën e zemrës, por jo vetëm, transmeton Periskopi.
Ky është rasti i Nikola Vucevic, ylli i Orlando Magic, skuadër e NBA-së, i cili i ka bërë një lutje yllit të Juventus-it, Paulo Dybala, nëpërmjet Tëitter-it.
Vucevic duket se është një tifoz i madh i futbollit italian dhe veçanërisht i Juventus-it. Ai nuk e ka pritur aspak mirë lajmin se bardhezinjtë janë të gatshëm ta këmbejnë argjentinasin me sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku.
Ylli i Orlando-s nuk ka humbur kohë dhe ka shkruar në profilin e tij në Tëitter: “Të lutem mos e lër Juv entus-in!”. Kjo lutje e malazezit i bashkohet qëndrimit të pjesës më të madhe të tifozëve bardhezinj, të cilët nuk duan që Dybala të largohet nga Juventus. /Periskopi.com/
Please don’t leave Juve! @PauDybala_JR #ForzaJuve
— Nikola Vucevic (@NikolaVucevic) July 31, 2019



