Molliqaj: Për të përfituar më shumë, i kanë caktuar medijet më të larta për vizita afër Kosovës (Dok)

Molliqaj: Për të përfituar më shumë, i kanë caktuar medijet më të larta për vizita afër Kosovës (Dok)

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se shuma e meditjes për vizitat në vendet më të afërta me Kosovën  është  bërë më qellim më të lartë, për arsye se zyrtarë shtetërorë udhëtojnë në këto vende më shpesh dhe si rezultat përfitojnë më shumë.

Dhe sipas tij, shuma e meditjeve për udhëtime në vendet më të largëta si Australia dhe Kanadaja, është shumë më e vogël, pasi që zyrtarëvë shtetërorë nuk iu bie që të shkojnë shpesh në ato vende.

“Mëditjet për zyrtarët e institucioneve shtetërore për vizita në Shqipëri, Mal të Zi apo Serbi mbërrijnë shumën 250€ në ditë, përderisa ato në vendet e largëta me standarte të jetesës shumë më të larta, si Australia apo Canada janë vetëm rreth 170€”, ka shkruar Molliqaj në profilin e tij, raporton Periskopi.

Sipas tij kjo po bëhet me qëllim të përfitimeve.

“Këto tarifa janë caktuar me qëllim për të përfituar nga udhëtimet në vendet e afërta të cilat janë shumë më të shpeshta sesa ato në vendet më të largëta”, ka shtuar Molliqaj.

Ai ka thënë se duke parë këtë situatë, PSD-ja ka propozuar një interpelancë për të rregulluar sistemin e meditjeve dhe për udhëtimet jashtë shtetit.

“Për neve kjo është e papranueshme, prandaj, sot në emër të PSD-së, propozova një interpelancë për ristrukturimin e sistemit të mëditjeve dhe shpenzimeve për udhëtimet zyrtare”, ka përfunduar Molliqaj./Periskopi/

 

Shpërndaje në: