Mundohet të arsyetohet Mimoza Kusari: Projektligji për Pagën Minimale do të votohej edhe pa Listën Serbe

Mundohet të arsyetohet Mimoza Kusari: Projektligji për Pagën Minimale do të votohej edhe pa Listën Serbe

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në konferencën pas votimit të Projektligjit për Pagën Minimale, ka thënë se nuk kanë kërkuar vota nga Lista Serbe.

Ajo ka thënë se rezultati do të ishte i njëjtë dhe se do të votonin 62 deputetë.

“Sot është votuar dhe në votim kanë marrë pjesë 74 deputet. Si pozitë ka diskutuar vetëm me grupin multietnik. Nuk kemi kërkuar votë nga lista serbe. Sot qëndruan vetëm për t’i dhënë një hije të keqe një procesi për partinë që së pari guxim të jetë në sallë. Pa Listën Serbe rezultati do të ishte i njëjtë me 62 deputetë. Të gjithë punëtorëve është rritur në 260 euro. Projektligji është miratuar në lexim të parë”, ka thënë ajo.

Ky ligj u votua në parim me 68 vota për, asnjë kundërshtim dhe gjashtë abstenime, derisa në sallë ishin të pranishëm 74 deputetë.

Me gjashtë abstenimet e deputetëve të komuniteteve të tjera joshumicë dhe pa votat e deputetëve të Listës Serbe, Ligji për Pagën Minimale nuk do të kalonte.

Me këtë llogari do të ishin veç 57 vota për, derisa për kalimin e këtij ligji me shumicë të thjeshtë nevojiteshin 61 vota.

Momenti kur deputetët e Listës Serbe votojnë PËR

Shpërndaje në: