Nëna e Messit ka një mesazh për të gjithë ata që po lëndojnë Leon e saj me kritika

Nëna e Messit ka një mesazh për të gjithë ata që po lëndojnë Leon e saj me kritika

Nëna e Lionel Messi ka mbrojtur djalin e saj për dështimin e shënimit të penaltisë në Kupën e Botës. Ajo ka folur për herë të parë pas kritikave të shumta që mori Leo për dështimin e madh në Botëror.

Celia Messi ka mohuar zërat që djali i saj nuk luan me të njëjtin pasion për kombëtaren ashtu siç luan për Barcelonën.

“Nuk jemi ndier mirë kur kemi dëgjuar edhe fjalë të tilla, gjoja se Leo nuk ndjehet njëjtë kur luan për Argjentinën ashtu si për Barcelonën. Nuk është aspak e vërtetë kjo që po thuhet. Nëse e shikoni mirë atë, ai kishte lot në sytë e tij për dështimin që pati. Ne lëndohemi nga gjërat që po dëgjojmë”, ka thënë nëna e Messi, Celia.

Ajo ka thënë se familja e Messi po i ofrojnë gjithë mbështetjen djalit të tyre.

“Nga këtu ju them se Messi ka gjithë mbështetjen tonë”, ka thënë ajo./Periskopi/

 

Shpërndaje në: