Pacolli: Unë e përgëzoj mikun tonë dhe popullin turk
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet preisdenciale të mbajtura sot në Turqi.
“Unë e përgëzoj mikun tonë dhe popullin turk”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në facebook.
Ndryshe sipas raportimeve, pas numërimit të rreth 98 % të votave, Erdogan ka fituar bindshëm me rreth 53 % të votave.



