Thërret ‘Allahu akbar’ dhe plagos një polic në Spanjë (Foto)
Një njeri me thikë në dorë i cili thërriste “Allahu Akbar” ka sulmuar policinë në kufirin ndërmjet Spanjës dhe Marokos, duke e plagosur një polic, njoftojnë zyrtarët spanjollë. Sulmuesi u arrestua menjëherë nga autoritetet spanjolle.
Incidenti ndodhi në një pikë kufitare midis qytetit i cili kontrollohet nga Maroku, Beni Enzar, dhe të qytetit të Melilla’s e kontrolluar nga Spanja, njoftuan mediat lokale, transmeton Periskopi.
La @policia ha detenido a un hombre que atacó con un cuchillo a los agentes en el paso fronterizo de Beni Enzar, uno de ellos herido leve.
— Juan Ignacio Zoido (@zoidoJI) July 25, 2017
Irene Flores, zëdhënëse e zyrës përfaqësuese të qeverisë spanjolla tha se “Një burrë ka hyrë brenda postës së kufirit, e ka nxjerrë një thikë të madhe dhe e ka sulmuar policinë duke bërtitur “Allahu Akbar (Zoti është i madh)”, ku është plagosur lehtë një polic”.
Shtetësia e sulmuesit ende nuk është bërë e ditur./Periskopi/



