“Presim që edhe deputetët e tjerë të LAA’së të veprojnë si Teuta Rugova”

“Presim që edhe deputetët e tjerë të LAA’së të veprojnë si Teuta Rugova”

Deputeti i zgjedhur i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka folur për Periskopin në lidhje me deklaratat e Agim Bahtirit i cili ka thënë se janë duke biseduar me një parti nga PAN’i për t’iu bashkuar koalicionit LAA.

Sherifi nuk e ka pohuar e as mohuar deklaratën e Bahtirit, mirëpo ka thënë se Haradinaj u ka bërë ftesë publikë LAA’së dhe VV’së për të biseduar për formimin e qeverisë nga PAN.

Ai gjithashtu ka thënë se mandatari për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar bisedime për të lidhur partneritet edhe me deputetë të ndryshëm brenda koalicionit LAA dhe me deputetë të Vetëvendosjes.

“Sikur që publiku sot është vënë në dijeni se është arritur marrëveshja e parë mes mandatarit Haradinaj dhe deputetes Teuta Rugova për të mbështetur z. Haradinaj për kryeministër. Prandaj, presim që këtë rrugë ta ndjekin edhe deputet tjerë nga LAA”, ka thënë Sherifi për Periskopin.

Shpërndaje në: