Ronaldo: Jam i lumtur me golin, por më e rëndësishme është fitorja
Cristiano Ronaldo është i lumtur që arriti të shënojë tjetër gol në ‘Rusi 2018’, por më e rëndësishmë për të është fitorja e Portugalisë
Portugalia e mposhti me rezultat 1:0 Marokun me golin e vetëm të shënuar në këtë takim nga Cristiano Ronaldo, shkruan Periskopi.
“Jam i lumtur që kam shënuar golin”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes.
“Por, gjëja më rëndësishme është se ne kemi fituar ndeshjen. Ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje në mënyrë që të përparojmë,”.
33-vjeçari ka katër gola deri tani në ‘Rusi 2018’ dhe është golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni. /Periskopi/



