Rusia, aneksimin e Krimesë e lidhë me rastin e Kosovës
Vlerësimi se Rusia është duke e përdorur rastin e Kosovës për ta legjitimuar rastin e aneksimit të Krimesë është analizuar nga Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Integrimit Evropian në Universitetin Kombëtar të Studimeve Politike dhe Administratës Publike, në Bukuresht, Rumani, që citohet nga agjensia Beta të enjten.
Sipas kësaj, “Moska specifikisht përdor elemente të riinterpretimit të historisë, faktorëve humanistë dhe etnikë” – dhe gjithashtu, të “riinterpretimit të veprimeve të Perëndimit në Ballkan”.
Në letrën e quajtur “Vazhdimësia dhe ndryshimet në instrumentalizimin e precedentëve: Si e përdor Rusia rastin e Kosovës për të legjitimuar aneksimin e Krimesë” – është shkruar nga hulumtuesit Vasile Rotar dhe Miruna Troncota të cilët merren me “instrumentalizimin e precedentit të Kosovës” nga Rusia për të vijuar me këto “Argumente jolegale të cilat janë instrumentalizuar në ndërtimin e precedentit të Kosovës në politikën e jashtme ruse “.
Ekspertët rumunë, siç citohet nga Beta, thonë se konkluzionet e tyre e kanë “konfirmuar supozimin fillestar” se raporti kryesor i politikës ruse ishte të legjitimonte aneksimin e Krimesë të bazuar në karakteristikat ‘elastike’ si: ndryshimi i normave ndërkombëtare , Riinterpretimin e historisë, dhe duke iu referuar Perëndimit”, transmeton Periskopi.
Gjithashtu, janë përdorur “dykuptimësi ligjore” mbi “parimet e diskutueshme të vetëvendosjes dhe ndërhyrjes humanitare”, si dhe “përpjekjet kundërthënëse për të ri-kufizuar kufijtë në bazë të një riinterpretimi të historisë”, raportohet nga “Beta”./Periskopi/




