S’e morën me vete: Ja çka shkruan legjenda e Suedisë, Ibra (Foto)

S’e morën me vete: Ja çka shkruan legjenda e Suedisë, Ibra (Foto)

Suedia ia doli mbanë të kalonte në fazën e eliminimit direkt pas fitores së sotme bindëse ndaj Meksikës në kuadër të Grupit F në Botërorin “Russia 2018”, shkruan Periskopi.

Ky është një sukses i madh për kombin nordik, që dikur në radhët e tyre e kishin futbollistin me origjinë boshnjake, një ndër më të mirët e Evropës, Zlatan Ibrahimoviqin.

Por, duket që forca e ekipit sjell më shumë suksese sesa bazimi në një lojtar të vetëm, siç bënin dikur me Ibrahimoviqin.

Ibra ishte pensionuar më herët nga kombëtarja, por deshi të ftohej sërish te Suedia – dëshirë kjo që i mbeti e paplotësuar. Sidoqoftë, ai duket që nuk është prekur sepse në llogarinë e tij në Twitter ka ofruar mbështetjen e madhe për Suedinë.

Postimin e tij të fundit e ka para 11 orësh, ku shkruhet “Ne mundemi dhe ne do t’ia dalim” me një flamur suedez duke u valëvitur. Në një postim të mëhershëm ai shkroi, se nuk do të humbte asnjë sekond të ndeshjeve të Suedisë. /Periskopi

Shpërndaje në: