Sulmuesi në Zvicërr me sharrë elektrike, policia ende në kërkim të tij (Video)
Pesë persona janë lënduar në një sulm në qytetin e Schaffhausen në Zvicërr, nga një njeri i cili ishte i armatosur me sharrë elektrike, shkruan Metro.co.uk, transmeton Periskopi.
Dy nga të lënduarit janë në gjendje kritike, raporton policia Zvicërrane si dhe më pas policia ka konfirmuar se sulmi nuk ishte “sulm terrorist”.
Njerëzit kishin filluar të vrapojnë drejtë dyqaneve në mënyrë që të strehoheshin si dhe raortohet se afër një dyqani është parë një burrë me dorë të përgjakur. Më pas, policia ka konfirmuar se kanë bastisur të gjitha shtëpitë dhe banesat e asaj lagje në mënyrë që të kërkojnë të dyshuarin./Periskopi/



