‘Nëse starton nesër, vras veten’ – komentet shokuese në llogarinë e Adrian pasi u tha se starton kundër Ajaxit

Periskopi.com Sporti

‘Nëse starton nesër, vras veten’ – komentet shokuese në llogarinë e Adrian pasi u tha se starton kundër Ajaxit

Gjërat absolutisht nuk po shkojnë sipas dëshirës së fansave të Liverpoolit dhe atyre që punojnë në klub.

”Të Kuqtë” kanë lëshuar nëntë pikë këtë sezon. Për ta vendosur këtë në perspektivë, ata kanë lëshuar vetëm 15 pikë përgjatë tërë sezonit të kaluar kur fituan titullin, transmeton Periskopi.

Por humbja e pikëve nuk është shqetësimi më i madh i tyre tani. Humbja e lojtarëve është.

Siç qëndrojnë gjërat aktualisht, Liverpooli ka tetë lojtarë të skuadrës së parë të lënduar – Trent Alexander-Arnold, Virgil van Dijk, Joe Gomez, Trent Alexander-Arnold, James Milner, Alex Oxlade-Chamberlain, Thiago, Naby Keita dhe Xherdan Shaqiri janë të lënduar.

Situatë aspak ideale kur para vetes keni një ndeshje të bujshme në Champions League si ajo kundër Ajaxit.

Dhe sipas spekulimeve të fundit, Alisson gjithashtu do të mungojë kundër holandezëve. Braziliani ka pasur probleme me lëndime këtë fushatë, me Adrianin që e zëvendësoi.

Adrian luajti në humbjen 7-2 kundër Aston Villës më herët këtë sezon, gjithashtu ishte mes shtyllave në barazimin 2-2 me Evertonin.

Mirëpo, është e qartë se fansat e Liverpoolit nuk e duan Adrianin të luajë sonte në përballjen e rëndësishme me Ajaxin.

Pasi Adrian bëri një postim nga stërvitja, fansat e Liverpoolit i bën gjërat të ditura në komente.

Në fakt, disa prej komenteve janë mjaft shokuese.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

p1eoeqf8jhiqlll1b8i87sk2bb.jpgp1eoeqfgso1bca9cnkig2jqiqgd.jpgp1eoeqfofn1tk31nhq6r0hja1oqcf.jpgp1eoeqfveo1r57i0i1n3k101q1s3th.jpgp1eoeqg6dtp331ahf1jgl66t1qdrj.jpgp1eoeqgemr95j67ab9i1coj64ql.jpg

Portieri i Liverpoolit në rrezik, ka pranuar abuzime e kërcënime me vdekje

Periskopi.com Sporti

Portieri spanjoll i Liverpoolit, Adrian ka pranuar abuzime e kërcënime me vdekje, pas paraqitjes së dobët të mërkurën në Anfield në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, shkruan “The Sun” të enjten.

Spanjolli, që u aktivizua në vend të lënduarit Alisson, pati një natë për të harruar, ndërsa pasimi i tij i gabuar qoi te goli i parë i Atleticos.

“Shumë i trishtuar dhe zhgënjyer me rezultatin sonte. Qartë nuk është ajo që po prisnim. Falënderoj gjithë tifozët për përkrahjen, ne kemi ende objektiva të mëdha para vetes këtë stinor. Liveprooli gjithmonë kthehet”, shkroi Adrian në rrjetet sociale.

Por, pati reagime të shumta ndaj Adrianit në rrjetet sociale. Shumë tifozë kanë kërkuar largimin e tij e po ashtu disa kanë uruar vdekjen e tij.

Mirëpo, disa tifozë të Liverpoolit i kanë mbajtur krahun Adrianit. /Periskopi.com/

Jurgen Kloppi pati një arsyetim interesant për gabimin e tmerrshëm të Adrianit kundër Chelseat

Periskopi.com Sporti

Ëndrra e Liverpoolit për tripletë u shkatërrua mbrëmë, pas disfatës 2-0 nga Chelsea në FA Cup.

Jurgen Klopp i bëri të qarta pretendimet e tij për këtë kompeticion këtë fushatë, madje duke u mos u paraqitur fare në ndeshjen kundër Shreësburyt, por në “Stamford Bridge” ai startoi me emra si Virgil van Dijk, Fabinho dhe Sadio Mane në 11-she, transmeton Periskopi.

Por “Të Kuqtë” luajtën dobët dhe me plot meritë u eleminuan.

Ata e gjetën veten në disavantazh pas vetëm 13 minutave, kur portieri Adrian e futi në rrjetën e tij goditjen e Willianit.

Spanjolli, i cili startoi në vend të Alisson Beckerit, është dashur ta priste atë goditje por mungesa e koncentrimit i kushtoi në fund.

Mirëpo, duket se Klopp mendon ndryshe për këtë rast.

Tekniku i Liverpoolit i doli në mbrojtje Adrianit, duke dhënë një arsyetim interesant, derisa fajësoi topin e FA Cup.

“Goli i parë, ne humbim një top, sa ishte 18, 19 metra larg portës?,” tha Klopp.

“Karakteristika specifike e topit dhe teknika e ëillianit e bëri jetën shumë të vështirë.

“Para asaj Adrian bëri një pritje sensacionale. Ai kapi topin dhe rifilloi shpejt, gjë që ishte ide e mirë, por jo të gjithë ishin të gatshëm.

“Fabinho ishte i befasuar nga pasimi. Ne deshëm të luanim kështu por humbëm atë top dhe ata e përfunduan aksionin.” /Periskopi.com/

Triller në ‘Anfield’, Alisson ndëshkohet me të kuq: Adrian me t’u futur në lojë bën gabim katastrofal, Brightoni shënon

Periskopi.com Sporti

Brightoni ka shënuar një gol të pazakontë, derisa ka ngushtuar disavantazhin në 2-1 si mysafir i Liverpoolit.

Kujtojmë se Liverpooli po luan me një lojtar më pak, pas përjashtimit me të kuq nga Alisson.

E me t’u futur në lojë Adrian, ai po mundohej ta rregullonte murin për goditjen indirekte, por Dunk qëlloi portën me një goditje të lehtë dhe goli qëndroi.

Të gjithë po flasin për këtë gabim katastrofal të portierit të Liverpoolit kundër Southamptonit

Periskopi.com Sporti

Southampton dhe Liverpool po përballen nga ora 16:00 në stadiumin “St. Mary’s”, xhiro e dytë në Premierligë.

Southampton e ka ngushtuar rezultatin në 1:2. Pas një gafe të madhe të portierit Adrian, shënoi Ings në minutën e 83-të, transmeton Periskopi.

Në ndeshjen e parë, Liverpooli mori pikët e plota, duke e mposhtur 4-1 Norwich Cityn, derisa Southamptoni humbi 3-0 në udhëtim te Burnley.

Në këtë ndeshje sërish s’ka vend për shqiptarin, Xherdan Shaqiri, i cili ka paralajmëruar se nëse nuk i premtohen minuta, mund të ndërrojë skuadër këtë verë.

Ndërkohë, kur pritej që kjo ndeshje të përfundonte me rezultatin 2-0, në skenë doli portieri i sapo blerë Adrian.

Ky i fundit bëri një gabim amatoresk, të cilin në gol e shndërroi Danny Ings (83’).

/Periskopi.com/

 

Liverpooli luan me portier të tretë në fundjavë – publikohen pamje nga momenti kur fansi e lëndoi Adrianin

Periskopi.com Sporti

Dy javë më parë, Adrian ishte pa klub.

Por të mërkurën, ai ishte heroi i Liverpoolit në goditjen e penalltive në Superkupë, duke pritur 11-metërshin e fundit të Chelseat që ia fitoi trofeun “Të Kuqve”, transmeton Periskopi.

Pati skena të çmendura nga festimet pasi Adrian priti penalltinë e Tammy Abrahamit, me lojtarët dhe Jurgen Kloppin që e përgëzuan atë.

Por situata paksa eskaloi me festime.

Kjo pasi Klopp tani ka zbuluar se Adrian pësoi një dëmtim pasi u lëndua nga një fans, i cili vrapoi në fushë për të festuar.

“Një fans rrëshqiti dhe dëmtoi kyçin e tij. Dje e kishte të ënjtur, sot fola me të dhe më tha se ndihet shumë më mirë, por do të shohim.”

Tani janë publikuar pamje nga momenti kur fansi futet në fushë dhe lëndon Adrianin.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Zyrtare: Liverpool transferon portier me parametra zero

Periskopi.com Sporti

Liverpooli ka konfirmuar nënshkrimin me ish portierin e West Ham, Adrian

Adrian ishte një lojtar i lirë pasi që ishte liruar nga West Ham në verë pasi mbrojti portën e “Çekanëve” për gjashtë viteve, gjatë se cilës kohë ai bëri 150 paraqitje.

32 vjeçari do të shërbej si zëvendësues i Alisson dhe është zëvendësim direkt për Simon Mignolet, i cili kompletoi transferin e tij në Club Brugge të dielën.

“Jam shumë i lumtur, me të vërtetë i lumtur që jam këtu dhe do të  punoj me një klub të madh në fushë”, tha Adrian për Liverpoolfc.com.

“Jam shumë ambicioz, kam ardhur këtu për të fituar gjithçka duke i bërë konkurrencë Alissonit që ai të bëhet edhe më i mirë”.

“Natyrisht, dëshiroj që të fitoj tituj. Kam ardhur këtu për të luftuar me këtë skuadër në të gjitha garat. Na presin shumë gara përpara – ne do të luftojmë në të gjitha frontet”.