Goditja legjendare e Adrianos me shpejtësi 168 kmh – 45 kmh më e shpejtë se rekordi i ‘Guiness’

Periskopi.com Sporti

Adriano përfaqëson një prej “ka mundur të ishte-ve” më të mëdha në histori të futbollit.

Të gjithë njohim lojtarë që patën potencial të bëhen legjenda të sportit por, për një arsye apo tjetrën, nuk i përmbushën pritshmëritë dhe lanë fansat duke hamendësuar çka ka mundur të ndodhte në një realitet tjetër.

Thuhet se vdekja e babait të tij ishte pika kthyese drejt rënies, me brazilianin që e gjeti ngushëllimin tek alkooli, shtoi peshë dhe humbi përgatitjen fizike, derisa problemet u mundua t’i mbulonte duke thënë se është i lënduar, transmeton Periskopi.

Por ato ditët e hershme tek Interi mbeten legjendare, me fansat që e mbajnë mend gjithashtu si ndër lojtarët e rrallë ose i vetmi që pati fuqinë e goditjes 99 në PES 2004, 2005 dhe 2006.

FC Inter Milan v AC Milan - Serie A

Një prej goditjeve më të fuqishme të tij ishte ajo në debutimin me Interit, kundër Real Madridit, më 2001.

Thanë se kjo goditje pati shpejtësi 168kmh, me vetë Adrianon që aludoi në diçka të tillë.

“A ju kujtohet e majta që e stërvisja në rrugë dhe shtëpi, që e çmendte nënën? E prezantova me botën përmes kësaj goditjeje. Thanë se po shkonte 168 kmh,” ishte shprehur ai në një intervistë së fundmi për uebsajtin e Interit.

Sipas, librit të rekordeve “Guiness”, Francisco Galan Marin e mban rekordin për gjuajtjen më të fuqishme në futboll – 128 kmh.

Sikur Guiness do ta kishte teknologjinë e duhur për ta dëshmuar se goditja e Adrianos kishte vërtetë shpejtësi prej 168 kmh, atëherë ai padyshim se do ta mbante këtë rekord tash, larg më impresiv se vendi i dytë. /Periskopi.com/