Sot varroset 4 vjeçarja që u goditë për vdekje nga vetura në Podujevë

Periskopi.com Lajme

Goditja nga vetura në rrugën ‘Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ishte fatale për vogëlushën  jola Rrahmani.

4 vjeçarja u goditë nga një veturë, ku si pasojë e lëndimeve, nuk arriti të jetojë.

 

 

Dëshmitarët kanë treguar se vogëlushja tashmë e ndjerë u shkelë në zebra.

4 vjeçarja sot do të varroset në varrezat e fshatit Sibofc i poshtëm.

Varrimi nis në ora 17:00.