Rrëfejnë dëshmitarët e aksidentit në autostradë: Një grua e pashë të shtrirë dhe një fëmijë të përgjakur

Periskopi.com Lajme

Një aksidenti i rëndë që ka ndodhur në autostradën mëngjesin e sotëm në “Ibrahim Rugova”, ka marrë jetën e një personi. Sipas dëshmitarëve, rasti ka ndodhur në afërsi të Suharekës.

“Një grua e pash të shtrirë dhe një fëmijë ishte në këmbë i përgjakur. E thirra menjëherë ambulancën. Mu duk që ishte vetëaksident. Ndoshta vetura ka ra nga ura” thotë një dëshmitare për Indeksonline.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin duke bërë të ditur që aksidenti ka lënë pasoja fatale.

Sipas informacioneve të para, një person ka vdekur ndërsa katër të tjerë janë lënduar.

“Bazuar ne informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale, te shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova” ku je person ka humbur jetën dhe 4 tjerë kane marre lëndime trupore. Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut ne autostrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardh deri te ky aksident tragjik. Pas hetimeve qe janë ne proces do te ju njoftojmë për detaje tjera. Rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhel-Suhareke është bllokuar për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Periskopi

Ja si ndodhi aksidenti në autostradë, policia jep detaje të reja

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Periskopi.