Tag: Albena Reshitja

Këshilltarja e Ramush Haradinajt aderon në AAK
Ish – ministrja Albena Reshitja ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), shkruan Periskopi.
Në mbledhjen e këshillit drejtues të AAK’së, Reshitja është prezantuar si pjesë e këtij këshilli dhe si nënkryetare e AAK’së.
Ajo ka thënë se ka marrë vendimin e duhur që të kaloj në AAK.
“Unë sot kam bërë aderimin tim në Aleancë, dhe kam fituar besimin dhe vlerësimin e Kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinaj për të marrë një detyrë të re, mendoj që e kam marrë vendimin e duhur”, ka thënë Reshitja në konferencë pas takimit të këshillit drejtues.
Reshitaj, nga muaji gusht i vitit të kaluar është këshilltare politike e kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, pasi ishte larguar nga pozita e Ministres së Ambientit dhe partia e AKR-së që drejtohet nga Behgjet Pacolli. Gjatë asaj kohe, ish ministrja kishte pasur fërkime politike me Rrahim Pacollin, kushëririn e kryetarit Pacolli./Periskopi/