Zyrtari malazez u gjet i vdekur në hotel, pas mesnate – Policia po e trajton si vdekje të dyshimtë

Periskopi.com Lajme

Mëngjesin e sotëm, në mënyrë krejtësisht të papritur ndërroi jetë në Prishtinë drejtori ekzekutiv i OJQ’së ‘Alfa Centar’ në Mali të Zi, Aleksander Dedovic. Policia ka bërë të ditur se ai ka ndërruar jetë mbrëmë pas mesnate – raporton Periskopi.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës konfirmohet se malazezi është gjetur i vdekur në një nga hotelet e kryeqytetit.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

“Është raportuar se në një hotel është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i Malit të Zi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

Për këtë çështje, Periskopi kontaktoi edhe drejtorin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, i cili ka bërë të ditur se në ora 13:00 pritet të përfundojnë të gjitha procedurat për dërgimin e trupit të viktimës në Mal të Zi.

Gërxhaliu, përmes telefonit i ka thënë Periskopit se trupin e pajetë të Dedovicit do të vinë për ta marrë familjarët e tij.

“Trupin e viktimës do të vinë me marr familjarët e tij. Në ora 13:00 pritet të përfundojnë të gjitha procedurat për të, përfshirë autopsinë, dokumentacionin e të gjitha”, ka thënë Gërxhaliu për Periskopin.

Aleksander Dedovic kishte ardhur në Prishtinë për të marrë pjesë në tryezë rajonale të Forumit të Ballkanit.

Drejtori ekzekutiv i Forumit Ballkanit, Astrit Istrefi në një komunikatë për media ka njoftuar për vdekjen e tij dhe anulimin e tryezës rajonale që ishte planifikuar të mbahej sot.

Tryeza ishte paraparë të mbahej me temën  “Zgjedhjet parlamentare të BE-së dhe implikimet për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Në këtë tryezë rajonale pritej të merrnin pjesë akterë të ndryshëm nga Kosova,Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

“Me keqardhje te madhe ju njoftoj qe miku dhe kolegu ynë z. Aleksander Dedovic, Drejtor Ekzekutiv ne OJQ Alfa Centar, Mal te Zi, dhe anëtar i Bordit te Forumit Ballkanik, ndërroi jete sot ne mëngjes ne Prishtine, ku kishte ardhur per te marr pjese ne tryezën rajonale te planifikuar per sot. Stafi i Forumit Ballkanik eshte duke i ofruar te gjithë ndihmën familjes se tij për t’i siguruar dokumentacionin e nevojshëm dhe transportin për ne Niksic” thuhej në një komunikatë për media./PERISKOPI

I bëhet autopsia zyrtarit të Malit të Zi që vdiq në Kosovë – Gërxhaliu flet për Periskopin

Artina Muçiqi Lajme

Mëngjesin e sotëm, në mënyrë krejtësisht të papritur ndërroi jetë në Prishtinë drejtori ekzekutiv i OJQ’së ‘Alfa Centar’ në Mali të Zi, Aleksander Dedovic – raporton Periskopi.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, në një deklaratë dhënë Periskopit ka bërë të ditur se në ora 13:00 pritet të përfundojnë të gjitha procedurat për dërgimin e trupit të viktimës në Mal të Zi.

Gërxhaliu, përmes telefonit i ka thënë Periskopit se trupin e pajetë të Dedovicit do të vinë për ta marrë familjarët e tij.

“Trupin e viktimës do të vinë me marr familjarët e tij. Në ora 13:00 pritet të përfundojnë të gjitha procedurat për të, përfshirë autopsinë, dokumentacionin e të gjitha”, ka thënë Gërxhaliu për Periskopin.

Aleksander Dedovic kishte ardhur në Prishtinë për të marrë pjesë në tryezë rajonale të Forumit të Ballkanit.

Drejtori ekzekutiv i Forumit Ballkanit, Astrit Istrefi në një komunikatë për media ka njoftuar për vdekjen e tij dhe anulimin e tryezës rajonale që ishte planifikuar të mbahej sot.

Tryeza ishte paraparë të mbahej me temën  “Zgjedhjet parlamentare të BE-së dhe implikimet për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Në këtë tryezë rajonale pritej të merrnin pjesë akterë të ndryshëm nga Kosova,Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

“Me keqardhje te madhe ju njoftoj qe miku dhe kolegu ynë z. Aleksander Dedovic, Drejtor Ekzekutiv ne OJQ Alfa Centar, Mal te Zi, dhe anëtar i Bordit te Forumit Ballkanik, ndërroi jete sot ne mëngjes ne Prishtine, ku kishte ardhur per te marr pjese ne tryezën rajonale te planifikuar per sot. Stafi i Forumit Ballkanik eshte duke i ofruar te gjithë ndihmën familjes se tij për t’i siguruar dokumentacionin e nevojshëm dhe transportin për ne Niksic” thuhej në një komunikatë për media./PERISKOPI

 

 

 

 

 

 

Zyrtari i Malit të Zi vdes në Prishtinë, kishte ardhur për një konferencë

Periskopi.com Lajme

Drejtori ekzekutiv i Forumit Ballkanit, Astrit Istrefi në një komunikatë për media ka njoftuar se anëtari i Bordit të Forumit Ballkanit, dhe Drejtori Ekzekutiv në OJQ-në Alfa Centar në Mal të Zi Aleksander Dedovic ka vdekur sot në mëngjes në Prishtinë.

Për shkak të këtij rasti tragjik, Forumi Ballkanit ka anuluar tryezën rajonale që ishte planifikuar për sot.

Aleksander Dedovic ishte një nga panelistët e kësaj tryeze rajonale që pritej të zhvillohej sot me temën “Zgjedhjet parlamentare të BE-së dhe implikimet për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Në këtë tryezë rajonale pritej të merrnin pjesë akterë të ndryshëm nga Kosova,Shqipëria, Mali I Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

“Me keqardhje te madhe ju njoftoj qe miku dhe kolegu ynë z. Aleksander Dedovic, Drejtor Ekzekutiv ne OJQ Alfa Centar, Mal te Zi, dhe anëtar i Bordit te Forumit Ballkanik, ndërroi jete sot ne mëngjes ne Prishtine, ku kishte ardhur per te marr pjese ne tryezën rajonale te planifikuar per sot. Stafi i Forumit Ballkanik eshte duke i ofruar te gjithë ndihmën familjes se tij për t’i siguruar dokumentacionin e nevojshëm dhe transportin për ne Niksic” thuhet në komunikatë.