Alexander-Arnold do të hyjë në histori të Ligës së Kampionëve, do ta thyejë rekordin e Christian Panuccit

Periskopi.com Sporti

Trent Alexander-Arnold pritet të bëhet lojtari më i ri që ka luajtur dy herë radhazi në finale të Ligës së Kampionëve

Liverpooli e ka mundësinë që ta fitojë për herë të gjashtë Ligën e Kampionëve pasi më 1 qershor në Madrid do të përballet me Tottenhamin, shkruan Periskopi.

Alexander Arnold pritet të jetë startues në këtë takim dhe kështu do të hyjë në histori të Ligës së Kampionëve si lojtari më i ri që ka luajtur dy finale rresht në këtë kompeticion.

Mbrojtësi anglez luajti edhe në finalen e edicionit të kaluar ku Liverpooli u mposhtë 3-1 nga Real Madridi në Kiev.

20 vjeçari do ta thyejë rekordin e Panuccit, i cili në vitet 1994 dhe 1995 luajti me Milanin në dy finale radhazi me vetëm 21 vite mbi supe.

Ndryshe, Arnold ka qenë njëri nga lojtarët kyç të Liverpoolit këtë edicion ku ka kontribuar me jashtëzakonisht shumë me asistet e tij. /Periskopi/