Ambasadori zviceran Jean-Hubert Lebet uroi Kurtin për rezultatin zgjedhor

Periskopi.com Lajme

Kryetari i VV-së Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin zviceran, Jean-Hubert Lebet.

Jean Hubert Lebet e uroi kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor.

Kurti në këtë takim e  njoftoi se prioritet i qeverisë së re do të jetë shtetndërtimi demokratik me sundim të ligjit e luftim të korrupsionit, zhvillimi ekonomik për punësim dhe ndryshimet aq të nevojshme në shëndetësi, arsim, e kujdes për ata që kanë më së shumti nevojë.

Në mbyllje të takimit, u shpreh interesimi për kontakte dhe takime bashkëpunuese në të ardhmen.