Anglia mposht Belgjikën

Periskopi.com Sporti

Anglia e ka mposhtur Belgjikën në rrethin e tretë të Ligës së Kombeve me rezultat 2-1, përkatësisht në Ligën A, Grupi 2.

Pas vetëm 16 minutash lojë, belgët kaluan në epërsi me anë të Romelu Lukakut që shënoi nga penalltia.

Por, mysafirët nuk arritën të mbanin epërsinë, pasi Tre Luanët i barazuan shifrat në 1-1, po ashtu nga penalltia, që u realizua nga Marcus Rashford (39’).

Në pjesën e dytë, Anglia ishte më kërkuese dhe arriti që të përmbysë rezultatin në favor të saj.

Ishte minutën e 64-të, kur Mason Mount e bombardoi portën e Belgjikës, me një asistim nga Kieran Trippier.

Vendasit më pas kishin shanse të arta që të thellonin epërsinë, derisa Harry Kane lëshoi një të tillë në minutën e 82-të.

Formacionet zyrtare: Angli – Belgjikë

Periskopi.com Sporti

Sot do zhvillohet ndeshja mes Anglisë dhe Belgjikës, e vlefshme për xhiron e tretë të grupit A në Ligën e Kombeve.

Dy skuadrat janë në dy pozitat e para në tabelë dhe duan vetëm fitore në mënyrë që ta sigurojnë kualifikimin në Kupën e Botës 2022.

Në dy xhirot e para, Belgjika është e pamposhtur, derisa Anglia ka një fitore dhe një barazim.

Formacionet zyrtare të dy skuadrave tashmë janë publikuar:

Anglia (5-3-2): Pickford, Alexander-Arnold, Walker, Maguire, Dier, Trippier, Henderson, Rice, Mount, Calvert-Lewin, Rashford.

Belgjikë (4-3-3): Mignolet, Meunier, Alderëeireld, Denayer, Boyata, Castagne, Witsel, Tielemans, De Bruyne, Lukaku, Carrasco.