Pjesë nga dokumentari i Iniestas – Tregon si e takoi gruan, kur ajo punonte si kamariere në një bar

Periskopi.com Sporti

Premiera e dokumentarit të shumëpritur të Iniestas do të dalë me 23 prill dhe do ta promovohet falas në Rakuten.

Në dokumentarin ‘Heroi i papritur’, ende nuk ka qasje askush mirëpo gazetës spanjolle Marca iu është dhënë një pjesë e klipit, e cila jep një pasqyrë se si u takua Iniesta me gruan e tij, Anna.

“E takova Annan në prag të Shën Gjonit në 2007,” tha Iniesta.

Ne shkuam në një bar ku ajo punonte si kameriere, dhe sapo e pashë, pata një përshtypje.”

Dhe tregohet se si Iniesta insistoi të merrte numrin e saj të telefonit në mënyrë që ta takonte përsëri.

Madje vetë Anna tregoi detaje mbi atë që ndodhi.

“Ne u takuam pranë një pike karburanti ku ai jetonte,” zbuloi Anna.

Më dha një dhuratë që ishte një aeroplan i quajtur Anna.

Kur mora dhuratën dhe lexova letrën, mund të them që në atë moment u dashurova ”, ka shtuar më tutje gruaja e Iniestas.

Kujtojmë që Iniesta ishte lojtar i Barcelonës që nga viti 2002 deri në 2018, kurse tash është lojtar i klubit Vissele Kobe. /Periskopi.com/

Së shpejti vjen hiti i verës nga këngëtarja shqiptare

Periskopi.com Showbiz

Pas suksesit të këngës ‘’Havana’’,  Anna ka filluar përgatitjet për këngën e radhës e cila do të jetë suprizë për fansat e saj.

Kënga e cila mbetet enigmë për publikun deri në ditën e publikimit është pothuajse gati dhe finalizimi i saj pritet që të bëhet këto ditë.

Hiti i verës që pritet të publikohet së shpejti është i shoqëruar edhe me videoklip ndërsa edhe kësaj radhe vjen me bashkëpunim me një këngëtar mjaft të njohur.

Anna për fansat zbulon se kësaj radhe ka bashkëpunuar me një ndër kompozitorët më të mirë të momentit.

Anna dhe Ben7amin bombardojnë me projektin ”Havana”

Periskopi.com Showbiz

“Havana”, është një ndër këngët më të dëgjuara për muajin qershor.

Kjo këngë ka ritëm veror dhe plotë lirika interesante dhe interpretohet nga këngëtarja shqiptare, Anna dhe reperi kontrovers, Ben7amin.

Kombinimi në mes këtyre dy artistëve ka bërë që kjo këngë të pritet mirë nga publiku.

Elsa dhe Anna kthehen në “Frozen 2”

Periskopi.com Showbiz

Në vitin 2013, zemrat e fëmijëve dhe të moshuarve i pushtoi aventura e animuar e Disney “Frozen”. Filmi ka fituar shumë çmime nga të cilat dy Oscarë, një për filmin më të mirë të animuar dhe një për këngën origjinale “Let It Go” të cilën e kënduan si të vegjlit ashtu edhe më të moshuarit.

Kanë kaluar 6 vjet dhe së shpejti vjen edhe vazhdimi, ndërsa tani është prezantur edhe posteri dhe trileri.

Ajo që mund ta vërejmë në posterin e parë është se ajo duket pak më serioze gjë që është për t’u habitur, sepse audienca të cilës i pëlqeu Frozen në vitin 2013 tani është pak më e vjetër. Pyetja është nëse audienca e cila në atë kohë e adhuronte këtë film do ta shikojë vazhdimin për shkak të nostalgjisë apo tashmë ndihen tepër të rritur për të, por kjo nuk dihet kurrë me vazhdimet e animuara, shkruan KOHA Ditore.

Si një shembull pozitiv e kemi “Wreck-It Ralph” nga viti 2012, i cili në gjithë botën i fitoi 471 milionë dollarë ndërsa vazhdimi “Ralph Breaks the Internet” vitin e kaluar (gjithashtu gjashtë vjet më vonë) ka arritur sukses më të mirë me 529 milionë dollarë. Besojmë se vazhdimit të “Frozen” megjithatë nuk do t’i mungojë publiku sepse karakteret e Elsës dhe Annës janë ende shumë të popullarizuara.

Vidhte karburante me kushërinjtë, kush është grabitësja që u arrestua sot (Foto)

Periskopi.com Lajme

Gruaja që shihni në foto është Anna nga Mallakastra, 31-vjeçarja e arrestuar nga policia e Fierit si autore e të paktën tre grabitjeve të dokumentuara në tre karburante në qytetin e Fierit.

Ndonëse pak e çuditshme që veprime të tilla të kryhen nga një grua, “BalkanWeb” ka mundur të mësojë detaje të reja mbi jetën e grabitëses “sexy”. Siç raporton gazetari Ervis Kuçi ajo është e martuar në Fier, ndërsa bashkëshorti punon prej vitesh në emigrim.

Nuk dihet ende nëse ishte vetë Anna ideatorja e të gjithë skemës së grabitjes, apo kushëriri i saj 22 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Fierit, por një gjë është e sigurt, grabitësja nga Mallakastra vepronte me gjakftohtësi, referuar edhe tre rasteve, një i finalizuar në grabitje dhe dy të tjera të mbetura në tentativë.

Siç u sqarua edhe nga policia, ajo vishte dorezat e maskohej në mbrëmje dhe nisej të gjente prenë e radhës. Në një karburant në Levan ka mundur të grabisë 300 mijë lekë, ndërsa në dy raste të tjera tentativa i ka dështuar. Policia nuk ka dokumentuar ende ngjarje të tjera ku mund të jetë përfshirë Anna, ndërsa pritet që me shumë vlerë të jetë edhe dëshmia e saj para bluve të Fierit.