A mund të jetë kjo deklarata më qesharake e ditës nga zyrtari i Vetëvendosjes

Periskopi.com Lajme

Arbër Rexhaj i Vetëvendosjes, tregon biseda me qytetarë se si gjatë takimeve me ta, kësaj partie i kanë thënë sikur gjoja ‘pse s’po ia bëjnë qejfin LDK-së për Presidentit’ e ‘pas një viti e gjysmë ta shohin’.

‘Pse nuk e kemi bërë këtë? Sepse jemi Lëvizja Vetëvendosje. Kur themi: po, po. Vetëvendosja kur thotë po është po’, tha zoti Rexhaj në Debat Plus, përcjell Periskopi.

Kujtojmë se ditëve të fundit, qytetarë të shumtë në rrjetet sociale, kanë sjellur në kujtesë deklarata të mëhershme të kryetarit të VV-së Albin Kurti, ku ai në një emision deklaronte se ‘nuk do të ketë negociata me Serbinë’ e në një tjetër se ‘dialogu do rifillojë pas zgjedhjeve në Serbi’. Po, po…/Periskopi/

Zbulohet keq kandidati për deputet i VV’së: Ka dosje në Polici për posedim të drogës

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj po akuzohet se ka dosje në Polici për posedim të narkotikëve.

Këto akuza po i thotë kandidati për deputetët nga radhët e koalicionit AAK – PSD, Ilir Baldedaj.

Ai ka akuzuar publikisht kandidatin për deputet nga VV, Arbër Rexhajn se ka dosje në polici për posedim narkotikësh.

‘Në 2005 ka procesverbal në Polici për posedim narkotikësh’, ka thënë Baldedaj duke thënë se shumë shpejt do të dalin dhe do të bëhen publike.

Baldedaj ka thënë tha e gjitha mund të argumentohet nëse shkohet në Polici dhe gjendet dosja./gazetametro.net

Deputeti i VV’së: Haradinaj ftesën nga Specialja e ka marrë shumë moti, motivi i dorëheqjes nuk është burrëria e tij

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, përmes një shkrimi të postuar në llogarinë Facebook ka komentuar ftesën e Gjykatës Speciale për Haradinajn dhe dorëheqjen e këtij të fundit nga posti i kryeministrit.

Rexhaj ka thënë ndër të tjera se Haradinaj ftesën për gjykatë e ka pranuar si të gjithë ish-ushtarët e UÇK-së, ndërsa motivi i dorëheqjes së tij nuk është “burrëria” e as “lotët”.

 

 

Deputeti i LVV-së shton më tej se Haradinaj ftesën e ka shumë më herët sesa tha ai.

Ky është postimi i tij i plotë:

Qytetarët e Kosovës represionin, gjenocidin e kanë përjetuar me jetët e tyre dhe më së paku e kanë merituar ish-ushtarët e UÇK-së Gjykatën Speciale e cila për dhjetë vitet e ardhshme do ta demonizoj historinë dhe luftën çlirimtare. Për këtë ne kemi qenë kundër kësaj gjykate me votën në Kuvend të Kosovës, gjithashtu edhe me protesta gjithandej.
Kryeministri i Kosovës ftesën për gjykatë e ka pasur njëlloj si të gjithë ish-ushtarët e UÇK-së. Por një gjë po e fsheh kryeministri. Ftesën e ka shumë më herët sesa që tha ai.
Motivi i dorëheqjes së tij nuk është “burrëria”, as “lotët” e tij.
Ai e vendosi këtë motiv në momentin kur e kuptoi se në shtator qeveria e tij do të binte edhe vetë nga partnerët e tij zhvatës e të korruptuar.
Shkurt, kohën e rënies të kësaj qeverie të korruptuar e vendosi vetë duke ia lënë në duar vendin Hashim Thaqit, i cili tashmë e ka kohën e duhur për ta provuar edhe një herë shkëmbinin e territoreve para shpalljes së zgjedhjeve.
Kjo qeveri e korruptuar e qindra zëvendësministrave, koordinatorëve dhe e nënkoordinatorëve ra.

Deputeti i VV-së e quan ‘gej’ presidentin Thaçi: Duhet të hidhet në shportë

Periskopi.com Lajme

Në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexha, ka përdorur fjalën e Hashim Thaçit “we are not problematic guys” [Nuk jemi burra problematikë] në mënyrë të gabuar si “problematic gays” [homoseksualë problematik], shkruan Periskopi.

Ai e ka quajtur edhe “të pafytyrë” presidentin në vazhdën e një mori fyerjesh dhe sulmesh tjera.

Rexhaj ka sulmuar ashpër idenë e korrigjimit të kufijve që po e promovon presidenti i vendit. Ai madje, ka kërkuar edhe ndëshkim maksimal për tradhti kombëtare për të. /Periskopi