EKSKLUZIVE: Flet Toma pasi u tha se ka refuzuar Kosovën

Periskopi.com Sporti

Ditën e sotme ka qarkulluar lajmi se mesfushori i Genkut, Bastien Toma dhe mesfushori tjetër kosovar i FC Zurichut, Toni Domgjoni kanë refuzuar Kombëtaren e Kosovës në futboll për ndeshjet e muajit mars.

Megjithatë, në lidhje me Bastien Tomën lajmet i ka hedhur poshtë babai i tij, Pjetër Toma, i cili në një pronocim për Periskopin tha se nuk ka asgjë të vërtetë nga këto.

“Ia paskan futë kot’’, tha Pjetër Toma për Periskopin.

Poashtu, Periskopi ka kontaktuar edhe me FFK-në, të cilët gjithashtu e mohojnë se Toma e ka refuzuar Kosovën, që madje as nuk e kuptonin nga ka ardhur ky informacion.

‘’Nuk ka pasë asnjë zhvillim, jemi në pritje të negociatave,’’ thanë nga FFK.

Ndryshe, Toma tashmë ka bërë 20 paraqitje me klubin belg te Genkut dhe ka shënuar vetëm një gol. Teksa, Domgjoni që nga viti 2018 ka 73 paraqitje me FC Zurichun dhe 3 gola të shënuara. /Periskopi

Bastien Toma shprehet qartë: Nuk po mendoj për asgjë tjetër përveç Zvicrës

Periskopi.com Sporti

Bastien Toma ka dhënë një intervistë për SFR, ku ndër të tjerash ka folur edhe për kërkesën që t’i bashkohet Kosovës.
Megjithatë futbollisti thotë se për momentin nuk e ka ndërmend një lëvizje të tillë.

“Çështja e një ndryshimi nuk më lind. Unë e kam diskutuar këtë gjerësisht me familjen time dhe nuk ndiej asnjë presion. Për momentin nuk po mendoj për asgjë tjetër përveç Zvicrës”, ka thënë Toma.

Toma ka pasur kontakte edhe me Kosovën pasi ai posedon edhe pasaportë të Republikës së Kosovës.

21 vjeçari ka tashmë gjashtë asistime në ekipin kombëtar të Zvicrës U21.

E konfirmuar: Bastien Toma nuk do të luaj në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut

Periskopi.com Sporti

Mesfushori nga Kosova, Bastien Toma, i cili viteve të fundit ka shkëlqyer në futbollin zviceran, definitivisht nuk do të luaj për Kosovën në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, shkruan Periskopi.

Sipas burimeve të Periskopit, ai madje ende nuk e ka ndarë mendjen se a do të luaj për Kombëtaren e Kosovës apo të Zvicrës.

Megjithatë, 21-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjate me Genkun, të cilët i kanë ofruar minutazh, skuadër kjo e cila do ta mbajë atë deri në qershor të vitit 2024. /Periskopi

Zyrtare: Bastien Toma kalon te Genk

Periskopi.com Sporti

Toma është bërë me skuadër të re.

Mesfushori me prejardhje kosovare, Bastien Toma, është transferuar te skuadra e Genk, përcjell lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e skuadrës belge.

Përveç skuadrës, Toma pritet të ndërrojë edhe kombëtaren, pasi ai është pajtuar që të përfaqësojë Kosovën.

Toma deri së fundmi luante me skuadrën e Sion, kurse tani do të vazhdojë karrierën te Genk, ku luan edhe Edon Zhegrova. 

Ardhja e re potenciale e Kosovës, Bastien Toma kalon te klubi i njohur evropian

Periskopi.com Sporti

Bastien Toma ka arritur sot në Genk derisa ka bërë një fotografi para klubit belg

Kosovari, i cili luan për kombëtaren U21 të Zvicrës, Bastien Toma pritet që t’i bashkohet shumë shpejt skuadrës belge KRC Genk.

21 vjeçari sot është para para Genkut bashkë me menaxherët e tij dhe shumë shpejt pritet që të nënshkruar kontratë me klubin e ri.

Të enjten në mëngjes, treshja e Tomas kanë udhëtuar atje me një avion privat.

I riu është larguar nga klubi i Sionit.

4-4-2 thotë se nga atje pritet që të udhëtojë në drejtim të Zvicrës edhe Edon Zhegrova ku do t’i bashkohet FC Baselit.

Kosovari ishte në huazim në Basel deri në fund të kësaj vere, por tani pritet që të rikthehet si lojtarë i plotë i tyre, pasi që zviceranët do të paguajnë çmimin e tij, rreth tre milionë franga.