Gjobitja ndaj ‘Bechtel Enkas’ për vonesë njëditëshe është trefish më e ulët se ajo anasjelltas

Periskopi.com Lajme

40 mijë euro në ditë është paraparë të gjobitet Kompania ‘Bechtel Enka’ për çdo ditë që vonohet në finalizimim e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Por, në bazë të klauzolës 8.7 të kontratës, të siguruar nga ‘Kohavisioni’ thuhet se vlera e gjobës nuk mund ta kalojë shumën e 10 përqindëshit të kontratës.

Meqenëse, ‘Bechtel Enka’ nuk i ka përfunduar punimet më 31 dhjetor 2018, shuma e deritashme e mundësisë së gjobitjes, është rreth 600 mijë euro, raporton KTV.

Në Institutin Demokratik të Kosovës, Diana Metushi -Krasniqi, ka thënë se shuma mund të tërhiqet në mënyrë automatike.

Por, shuma që shteti i Kosovës duhet të paguajë për vonesat në pagesa, është trefish më e madhe – 133 mijë në ditë apo 4 milionë euro në muaj.

Si përfundim, kjo kishte arritur shumën e 53 milionë eurove.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në emisionin Puls të KTV-së, ka thënë se do të zbatohet çkado që është e përcaktuar në kontratë, por duke mos dhënë më tepër detaje.

Megjithëkëtë, kontrata përmban klauzola shtesë, të cilat arsyetojnë vonesat e kompanisë.

Metushi- Krasniqi ka treguar se këtu përfshihen kushtet e rënda të punës nga dukuritë natyrore.

Qytetarët e përkrahin idenë që kompania të dënohet për vonesat.

‘Kohavisioni’ ka provuar të marrë përgjigje edhe nga kompania ‘Bechtel Enka’, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Kontrata e parë për autostradën ka qenë 42 muaj, por më pas i ishte shtuar edhe një aneks- kontratë për shtyrjen e kontratës deri më 31 dhjetor 2018.

KTV-ja ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga kompania kontraktuese, për afatin e përfundimit të punimeve si dhe gjobës, por as ajo nuk është përgjigjur.

 

Punëtori i ‘Bechtel Enkas’ që mbeti i varur në vinç për dy orë (Foto)

Periskopi.com Lajme

Mbrëmë në autostrandën ”Arbën Xhaferi” ndodhi një incident ku u lënduan disa punëtorë të kompanisë Bechtel Enka.

Gjashtë punëtorë pësuan lëndime trupore, të cilët më pastaj iu nënshtruan trajtimeve mjekësore.

Asnjë nga ta nuk ishte në rrezik për jetë.

Mirëpo, pamje të reja tregojnë se si në mbrëmjën e incidentit, njëri nga punëtorët, Përparim Sadiku, kishte mbetur i varur në vinç për dy orë.