Largohet nga jeta veterani i arsimit dhe i UÇK-së, Behxhet Jashari

Periskopi.com Lajme

Ka ndërruar jetë sot në Vushtrri, në moshën 74 vjeçare, Behxhet Jashari, pedagog dhe drejtues në institucione arsimore 45 vjet.

Jashari ishte edhe luftëtar i lirisë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit për media varrimi bëhet nesër në ora 13:00 në fshatin e lindjes – Strofc të Vushtrrisë.

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se, nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nesër në mesditë prej orës 11:30 në Sallën e Kuvendit të Komunës, mbahet mbledhje komemorative për veteranin e arsimit dhe UÇK-së, si dhe ish drejtorin e arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Behxhet Jashari.