Gjimshiti e fitoi duelin me Ronaldon, ja si po vlerësohet nga mediet italiane

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Kombëtares ‘kuqezi’, Berat Gjimshiti është duke shkëlqyer në Serie A me klubin bergamez, Atalantën, shkruan Periskopi.

Gjimshiti bëri mbrëmë një paraqitje mbresëlënëse kur skuadra e tij mori një barazim ndaj ‘Zonjës së Vjetër’. Ishte nje ndërhyrje perfekte ndaj Cristiano Ronaldos që ka treguar edhe njëherë vlerat e tij si lojtar.

Ai nga “BergamoNeës” etiketohet si luftëtar.

Gjimshiti (7): “Pritje e pabesueshme ndaj Ronaldos në minutën e 11, tjetër ndërhyrje vendimtare me kokë ndaj Moratas në minutën e 16. E humb Chiesan në momentin e golit dhe ky është gabimi i vetëm në performancën pozitive. Luftëtar!”, shkruhet në vlerësim.