Besa Gaxherri i bërtet keq Bajqinovcit të VV-së: A ke familje ti që merresh me familje të të tjerëve?

Periskopi.com Lajme

Deputetja e famshme e LDK-së, Besa Gaxherri, e ka qortuar keq deputetin e ri të VV-së, Mefail Bajqinovcin pasi ky i fundit i përmendi një varg gjërash që i kishte parë në televizor gjatë viteve të fundit. 

Gaxherri me britma të mëdha i ka thënë Bajqinovcin se nuk ka të drejtë të merret me familjet e të tjerëve.

“A ke familje ti, që merresh me familjet e të tjerëve? Ju kështu jeni mësu të linçoni,” – tha znj.Gaxheri, përcjell Periskopi.

“Emri im është Besa Gaxherri. Unë quhem Besa Gaxherri. A ke diçka kundër meje? Emrin tim nuk mund ta fshini,”  – i tha ajo deputetit të Vetëvendosjes.

Aktualisht deputetët e Kuvendit të Kosovës po diskutojnë në lidhje me familjet e njëri-tjetrit. /Periskopi 

Gaxheri: Nëse VV s’na jep Kryeparlamentarin, le ta diskutojmë postin e Kryeministrit

Periskopi.com Lajme

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri ka thënë se nëse Vetëvendosja nuk do t’ia jap LDK-së kryeparlamentarin, mund ta diskutojnë postin e kryeministrit.

“Në qoftë se vërtetë dikush po do t’i ikë, në fakt jo dikush, por Vetëvendosje sepse e ka përgjegjësinë kryesore ta krijojë Qeverinë, duke thënë se nuk duan të kthehen mbrapa se zyrtari i lartë është caktuar kryetar Kuvendi dhe po donë t’i ikë realitetit që ata duan ta kenë krejtësisht pushtetin në duar, gjithçka në kontrollë”.

“E nëse nuk është kjo, atëherë që ne nuk po e kthejmë mbrapa kryetarin e Kuvendit, por po diskutojmë postin e kryeministrit, sepse qoftë LDK, qoftë VV nuk mund t’i ketë tri postet udhëheqëse në shtet, nuk ka asnjë mundësi. Kështu që nëse nuk pajtohet me propozimin e LDK-së që i ka thënë pas një viti kur ne e zgjedhim, e realizojmë qëllimin ose marrëveshjen për presidentin ne po e kthejmë prapë kryetarin e Kuvendit, nëse nuk mund ta bëjmë këtë hap atëherë po e marrim kryeministrin, kjo është shumë e thjeshtë”, ka thënë Gaxherri për Insajderin.

Hadërgjonaj: Besa Gaxherri akuzon tjerët, por vetë abuzoi personalisht e politikisht në PTK

Periskopi.com Lajme

Deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Safete Hadërgjonaj, gjatë seancës së jashtëzakonshme që po zhvillohet për Telekomin e Kosovës, e ka quajtur të befasishëm diskutimin e Besa Gaxherrit lidhur me këtë temë teksa ka thënë se ajo akuzon të tjerët, pa e kthyer kokën kah vetvetja.

“Zonja Gaxherri ka punuar dhe ka qenë pjesë e abuzimit personal e politik në PTK. Ajo ka qenë menaxhere aty dhe ka menaxhuar me 1/3 e PTK. Ka mbajtur për vite të tëra punën në PTK, duke qenë njëkohësisht edhe deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ka shfrytëzuar pozitën e të qenit deputete, për të politizuar me PTK për interesa të LDK, por edhe ka shfrytëzuar pajisjet e këtij institucioni për interesa personale”, ka thënë ajo.

Hadërgjonaj ka deklaruar më tutje se deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, sigurisht e ka ruajtur vendin e punës në PTK, që një ditë të kthehet aty.

“Ajo po i bën të gjitha këto për t’u dalë në mbrojtje abuzimeve që i ka bërë LDK në PTK dhe hedh akuzat te të tjerët pa kurrfarë baze dhe dëshmie konkrete”, ka thënë Hadërgjonaj.

Besa Gaxheri e quan të paguximshëm Kadri Veselin

Periskopi.com Lajme

Deputetja e LDK’së, Besa Gaxheri, në fjalën e saj gjatë seancës së Kuvendit për politikën e jashtme, ka kritikuar ashpër kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, lidhur me deklaratën e tij për opozitën në ditën kur Kosova dështoi në INTERPOL.

“Po i drejtohem zotit Veseli duke i thënë, ju ishte dashur që së paku një herë në jetën tuaj të jeni i guximshëm dhe korrekt, dhe t’i drejtoheni liderëve institucionalë, presidentit, kryeministri, ministri i punëve të jashtme dhe duke përfshirë edhe veten tuaj dhe të jepni që të gjithë dorëheqje dhe t’i hapni rrugë zgjedhjeve. Në vend se të pranoni që ju jeni të shantazhuar nga Presidenti, ju jepni deklarata patetike”, ka thënë Gaxheri, shkruan Periskopi.

Ajo ka reaguar ndaj këtyre paragrafeve të kryeparlamentarit Veseli, që i publikoi në Facebookun e tij ditën kur Kosova dështoi të anëtarësohet në INTERPOL.

“Në këtë kontekst, do të ishte mirë dhe patriotike sigurisht që partitë opozitare, në vend që të bashkëndjejnë me Serbinë gëzimin për mosanëtarësimin e Kosovës në Interpol, e t’i fërkojnë duart për pushtet, t’i thërrasin arsyes dhe të gjejnë forcën e duhur për t’iu bashkuar institucioneve të vendit në përballje të përbashkët me sfidat që kemi përpara si shtet e shoqëri. Nxitja e përçarjes së brendshme, politikat egoiste dhe bllokuese janë qartësisht dëmtim i Kosovës dhe i ndihmojnë fuqizimit të pozicionit ndërkombëtar të Serbisë në raport me Kosovën. Kjo sjellje politike duhet të marrë fund. Sa nuk është bërë vonë, për të gjithë!”

Gaxherri: LDK i kërkon falje popullit të Kosovës që e bëri president Hashim Thaçin

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka qenë më e ashpër se kurrë në fjalët e saj në foltoren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, shkruan Periskopi.

Atmosfera në Kuvend është më e tensionuar se kurrë, edhe pse mes partive politike dhe deputetëve nuk ka kurrfarë mospajtimesh politike.

Gaxherri madje e ka shpërfillur krejtësisht temën për diskutim duke bërë akuza të rënda ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

Në vërejtjen e bërë nga nënkryetari Haliti, më vonë Gaxheri ka pranuar se LDK-ja ka gabuar që e ka zgjedhur si president Hashim Thaçin – duke i kërkuar falje popullit për një gjë të tillë. /Periskopi