Shqipëri-Bjellorusi: Publikohen formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Shqipëria do të luajë në orën 16:00 sfidën e fundit të Nations League ndaj Bjellorusisë. Kjo ndeshje do të jetë si një finale pasi do të përcaktojë se cila skuadër do të arrijë në vendin e parë.

Pas fitores ndaj Kazakistanit, kuqezinjtë kërkojnë fitoren e dytë radhazi në “Air Albania” dhe do të kenë dy mungesa të sigurta si Abrashi për shkak pezullimi si dhe Hysaj me Covid-19. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dy trajnerët.

Trajneri Reja ka ulur në stol Kallakun dhe Uzunin duke aktivizuar Laçin dhe Memollën. Në vend të Hysajt dhe Abrashit do të luajnë Dokën dhe Gjasulën.

Shqipëria: Berisha, Doka, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Memushaj, Gjasula, Memolla, Laçi, Manaj, Cikalleshi.

Bjellorusia: Khatkevich, Bordachev, Sachivko, Polyakov, Yuzepchuk, Staasevich, Yablonski, Meavski, Ebong, Skavyash, Lisakovich.

Kazakistan-Bjellorusi: Ndeshja shndrrohet në episodë komedie, gola e gabime amatoreske

Periskopi.com Sporti

Është mbyllur me rezultatin 1-2 sfida e dytë në grupin C të National League mes Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

Kombëtarja bjelloruse pas humbjes ndaj Shqipërisë kanë marrë fitoren e parë duke barazuar Kazakistatin dhe kombëtaren shqiptare me nga 3 pikë në renditje.

Bjellorusia kaloi e para në avantazh me Bordachev në minutën e 53-të, ndërsa 9 minuta më vonë Kazakistani barazon ndeshje pas një gabimi të portierit.

Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit një nga lojtarët vendas gabon nga hedhja e rivënies anësore me Lisakovich që përfitoi duke kaluar portierin dhe më pas e dërgoi në rrjetë.

Shqipëria do të luajë në mbrëmje ndaj Lituanisë dhe me një fitore sot do të “blindonte” vendin e parë me 6 pikë në dy ndeshjet e para të Grupit C.

 

Shqipëria shënon fitore të madhe, mposht lehtësisht Bjellorusinë

Periskopi.com Sporti

Shqipëria ka shënuar fitore të madhe në Minsk duke e mposhtur Bjellorusinë me rezultat të pastër 0:2.

Cikalleshi dhe Bare ishin realizatorët e këtij takimi.

Shqipëria e nis mbarë këtë edicion në Ligën e Kombeve dhe tani radhitet në vendin e parë me tri pikë, aq sa ka edhe Kazakistani.

Ja arsyet pse Premier Liga e Bjellorusisë vazhdoi gjatë pandemisë

Periskopi.com Sporti

Ndërsa Evropa u mbyll shtet pas shteti gjatë muajve të fundit, futbolli u bë një nga shumë industri që ndaloi.

Ligë pas lige u pezulluan, dhe derisa stërvitjet nëpërmjet aplikacioneve e video-lidhjeve u bën normë për sportistët elitarë, ishte një shtet që insistonte se duhet vazhduar.

Futbolli në Bjellorusi vazhdoi, luheshin ndeshjet që quan edhe në kritika të shumta përfshirë edhe nga Unioni i Futbollistëve Profesionistë (FIFPRO).

“Mendoj se ne kishim më pak se 100 raste kur filloi stinori”, ka thënë zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Bjellorusisë, Aleksandr Aleinik, shkruan “Sky Sports News”. “Ministria e Shëndetësisë mori shumë masa për të parandaluar përhapjen e virusit. Dërguan rekomandime te ne dhe ne ia dërguam klubeve”.

Tifozët vazhdonin të ishin prezent nëpër ndeshje, ndërsa Federata e Futbollit të Bjellorusisë, vendosi dezinfektues të duarve dhe po ashtu tifozëve u kontrollohej temperatura para futjes në stadiume.

“Mesatarja jonë stinorin e kaluar ishte pak mbi 2000 shikues dhe u bë më e ulët këtë stinor pas lajmit për virusin. Ne nuk mbyllëm stadiumin për publikun, por u munduam të ulim tifozët larg njëri-tjetrit. Vendosëm edhe gjel anti-bakterial dhe stafe mjekësore që kontrollonin temperaturën e tifozëve”, ka treguar Aleinik.

Ndërkohë, jashtë vendit tifozët e futbollit në mbarë botën nisën të interesoheshin për ligën. Sky Sports News ka transmetuar golat dhe një grup i shokëve në Australi ka lansuar një grup të tifozëve dhe janë takuar virtualisht për të transmetuar ndeshjet.

Pasi shikuan SFC Slutsk duke fituar 3:1 ndaj Slavia Mozyr – në një ndeshje ku u akorduan pesë penallti – ata pëlqyen kampionatin, por u bë e qartë se kishte ndjenja të përziera në mesin e atyre që luanin.

“Kishte mendime të ndryshme. Në atë kohë ishim liga e vetme që po luhej dhe kishte shumë vëmendje nga shtetet tjera dhe mediat. Disa lojtarë, veçanërisht ata nga jashtë, ishin të shqetësuar, por disa lojtarë ishin plotësisht në rregull që të vazhdonin. Ne nuk kishim lojtarë që po refuzonin të luanin apo donin të largoheshin nga klubi, por kishte mendime ndryshe”, ka deklaruar Aleinik.

Virusi ka filluar vetëm tash që të ndikojë në ligën ku ndeshja e të premtes mes FC Minsk dhe Neman Grodnos u pezullua pasi një lojtar shfaqi simptome të COVID-19.

Po ashtu ishte pezulluar ndeshja e kategorisë së dytë mes FK Arsenalit dhe Lokomotiv Gomelit dhe lojtarët e përfshirë do të testohen.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka deklaruar se sporti është anti-virusi më i mirë dhe madje ka thënë se edhe nëse pinë vodka mund të ndihmojë.

Pra, a është ndikuar vendimi i Federatës së Futbollit të Bjellorusisë nga këto deklarata?

“Një gjë është përkthimi e tjetër gjë konteksti. Vërtetë nuk dua të komentoj këtë. Vendimi i federatës është i bazuar në gjitha informatat që marrim nga autoritetet e shëndetësisë. Është e vështirë të japësh një koment të saktë për diçka që ndodh në një shtet tjetër. Kur situata me virusin u bë më keq kufijtë u mbyllën. Secili shtet merr masa ndryshe. Ka çasje ndryshe. Ne kemi një sistem shëndetësor të cilit i besojmë plotësisht dhe bazuar në komunikimin me ta ne kemi marrë vendimin. Kur dikush nga jashtë thotë se është gabim ne kemi ndjenjë më të mirë të asaj që ndodh në Bjellorusi sesa ata që janë nga jashtë”, ka thënë Aleinik.

Këto janë dy vendet e vetme në glob ku ende po luhet futboll

Periskopi.com Sporti

Bjellorusia dhe Nikaragua janë aktualisht dy vendet e vetme në glob që po sfidojnë koronavirusin, duke nxjerrë në fushë skuadrat, por edhe pse në këto shtet ka një përhapje të Covid-19.

Në fillimin e muajit mars kampionatet në Europë u mbyllën njëra pas tjetrës, ndërsa ajo që rezistoi ishte pikërisht Superliga bjelloruse, transmeton Periskopi.

Madje kreu i shtetit, Aleksander Lukashenko, u sugjeroi njerëzve që të pinë vodka dhe të vazhdojnë sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Nga 75 vende aktualisht në botë ku luhet një futboll profesionist, në 73 prej tyre gara është ndërprerë pa afat, ndërsa në Nikaragua, në ndryshim nga Bjellorusia, autoritetet vendëse kanë marrë si masë paraprake që kampionati të luhet pa praninë e spektatorëve. /Periskopi.com/

Shtyhen ndeshjet e Kosovës me Bjellorusinë

Periskopi.com Sporti

Janë shtyrë ndeshjet që Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave është dashur t’i luajë në fund të këtij muaji. Kosova më 25 mars është dashur të pres Bjellorusinë në Prishtinë, ndërsa më 29 mars në Minsk është dashur të luhet ndeshja Bjellorusia – Kosova.

Por Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) të premten ka vendosur që këto ndeshje të shtyhen dhe të luhen në javën e parë të qershorit. Në fakt janë shtyrë të gjitha ndeshjet kualifikuese të xhiros së tretë dhe të katërt që është dashur të luhen më 25\26 mars dhe 28\29 mars.

Federata jonë ka kërkuar shtyrjen e këtyre ndeshjeve nga EHF-ja.

Federata Evropiane vendosi që të shtyjë të gjitha ndeshjet kualifikuese, por edhe ndeshje tjera evropiane të hendbollit. Nuk do të luhen ndeshje evropiane të hendbollit deri më 12 prill. Ky vendim është marrë në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Tani ndeshja e ardhshme e hendbollisteve të kombëtares sonë është ajo ndaj Sllovenisë që do të luhet më 27 maj në Prishtinë. Më 31 maj është ndeshja Gjermania – Kosova, ndërsa në javën e parë të qershorit duhet të luhen dy ndeshjet me Bjellorusinë. Janë këto ndeshje të fazës së dytë eliminatore për “Euro 2020”.

FHK-ja kërkon të shtyhen ndeshjet me Bjellorusinë

Periskopi.com Sporti

Federata e Hendbollit të Kosovës ka sygjeruar dhe ka kërkuar nga EHF-ja që të shtyhen ndeshjet kualifikuese në mes të Kosovës dhe Bjellorusisë (femrat) për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ndeshja Kosova – Bjellorusia është caktuar të luhet më 25 mars në Prishtinë kurse një ndeshje tjetër është planifikuar për në Minsk më 29 mars.

FHK-ja është në komunikim intenziv me EHF-në dhe pritet që të aprovohet kërkesa jonë. Nëse kërkesa aprovohet, ndeshjet luhen në javën e parë të qershorit. /Periskopi.com/

 

Kujt po i teket te Gjermania po shënon kundër Bjellorusisë, Kroos një herë e poshtëron mbrojtjen pastaj shënon

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Gjermanisë sapo ka shënuar edhe golin e katërt kundër Bjellorusisë.

Toni Kroos ka shënuar golin e dytë personal në ndeshje dhe të katërtin për gjermanët në mënyrë brilante, duke dribluar për mrekulli mbrojtjen kundërshtare para se të qëllonte.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Gjithçka po duket ecje në park për gjermanët kundër Bjellorusisë, shënojnë edhe dy herë pa u munduar shumë

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar edhe golin e dytë dhe të tretë kundër Bjellorusisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Euro 2020.

Fillimisht Leon Goretzka realizoi për 2-0 në minutën e 49-të, pas një këndoreje që u ekzekutua në mënyrë brilante.

E për 3-0 realizoi Toni Kroos në minutën e 55-të, poashtu me lehtësi.

Shikoni golat më poshtë. /Periskopi.com/

 

Gjermanët thjesht janë tjetër nivel, shikoni çfarë goli kanë shënuar kundër Bjellorusisë

Periskopi.com Sporti

Gjermania ka vuajtur për 41 minuta përballë Bjellorusisë deri në momentin kur Ginter doli në skenë dhe arriti të shënojë gol për gjermanët, gol ky që edhe mund t’ju sigurojë kualifikimin në kampionatin Evropian.

Gjermania aktualisht ka 15 pikë dhe një fitore e sotme i dërgon në Evropian, kështu që nga minuta e parë “pancerat” e kanë nisur me sulme drejt portës bjelloruse por ja që për 45 minuta të pjesës së parë shënuan vetëm një gol.

Gjithsesi, gjasat që Bjellorusia sonte t’i shkaktojë ndonjë befasi Gjermanisë pothuaj nuk ekzistojnë.

 

Publikohen formacionet zyrtare nga ndeshja Gjermani – Bjellorusi

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Gjermani – Bjellorusi.

Gjermania luan para tifozëve të saj, kundër Bjellorusisë, në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020.

‘Panzerët’ kanë nevojë për tri pikët dhe një gabim të Irlandës Veriore, për të siguruar matematikisht kualifikimin tutje.

Nuk pritet që gjermanët të kenë telashe kundër bjellorusëve. Ndeshja fillon në ora 20:45. Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet zyrtare.

Gjermania triumfon pa shumë probleme kundër Bjellorusisë

Periskopi.com Sporti

Gjermania ka regjistruar një fitore solide me rezultat 2-0 kundër Bjellorusisë, të shtunën mbrëma, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Leroy Sane kaloi “Die Mannchaft” në epërsi në minutën e 13-të me një gol të bukur, duke shënuar nga brenda zonës pasi dribloi një mbrojtës kundërshtar, transmeton Periskopi.

Disa kombinime të mira të gjermanëve në minutën e 62-të, liruan për mrekulli Marco Reusin i cili u shërbye në zonë dhe nuk gaboi nga afërsia duke qëlluar cakun për 2-0.

Gjermania pas kësaj fitore grumbullon gjashtë pikë në vendin e dytë në Grupin C, tri më pak se lideri Irlanda e Veriut, por kjo e fundit ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Në anën tjetër, Bjellorusia mbetet në pozitën e fundit, të pestën, me zero pikë. /Periskopi.com/

Pritja që sapo e ka bërë Neuer kundër Bjellorusisë i ka lënë të gjithë gojëhapur në rrjetet sociale

Periskopi.com Sporti

Gjermania është aktualisht duke fituar me rezultat minimal kundër Bjellorusisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet “Euro 2020”.

Leroy Sane është ai që ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes deri tani në minutën e 13-të, shkruan Periskopi.

Mirëpo, gjërat do të ishin ndryshe tani, sikur Manuel Neuer të mos reagonte me një pritje brilante pas një goditje me kokë në një moment gjatë ndeshjes.

Portieri i Bayern Munichut tregoi reflekse të jashtëzakonshme për të pritur një goditje me kokë të sulmuesit kundërshtar, duke evituar gol të sigurt.

Shikoni pritjen e tij në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Leroy Sane sapo ka shënuar një gol brilant për Gjermaninë kundër Bjellorusisë

Periskopi.com Sporti

Gjermania ka kaluar në epërsi në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian kundër Bjellorusisë.

Leroy Sane është ai që ka realizuar në minutën e 13-të.

Sulmuesi u lirua për mrekulli nga mbrojtësi kundërshtar, para se të lansonte një goditje të fuqishme nga afërsia, duke mos i lënë asnjë gjasë portierit bjellorus.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

 

Bjellrosia-Gjermania: Publikohen formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Bjellorusia pret Gjermaninë në ndeshjen e vlefshme për Grupin C të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Gjermania aktualisht pozicionohet në vendin e dytë në grup me tri pikë, gjashtë më pak se Irlanda e Veriut, por kjo e fundit ka dy ndeshje më shumë të luajtura, transmeton Periskopi.

Në anën tjetër, Bjellorusia ka zhgënjyer me paraqitje në kualifikime, derisa zë pozitën e fundit me zero pikë.

Më poshtë, formacionet zyrtare:

Bjellorusia:

Gjermania: Neuer, Ginter, Tah, Kimmich, Reus, Kostermann, Schulz, Sule, Sane, Gnabry, Gundogan. /Periskopi.com/

Rusia sulmon me armë zjarri anijet ukrainase, Poroshenko mbledh kabinetin e luftës

Periskopi.com Lajme

Marina ukrainase thotë se Rusia ka hapur zjarrë dhe ka marrë tri anije të saj në Krimenë e ankesuar, pas një eskalimi të gjerë të  tensioneve ndërmjet dy vendeve.

Thuhet se dy luftanije të vogla dhe një anije tërheqëse janë kapur nga forcat speciale ruse pas një ndjekjeje. Si pasojë dy anëtarë të ekuipazhit ukrainas janë lënduar.

Rusia nuk e ka komentuar ngjarjen ende, përcjell Periskopi.

Më herët, Rusia e ka akuzuar Ukrainën për hyrje ilegale në ujërat ruse, duke bllokuar qasjen në Detin Azov, përmes vënies së një tankeri përfundi një ure.

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka thirrur një takim urgjent të kabinetit të tij të luftës, ka njoftuar një zëdhënës i tij.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur së fundmi në brigjet e gadishullit të Krimesë – të aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Përmes një komunikate të marinës ukrainase, thuhet se, anijet e saj janë goditur dhe janë defunksionalizuar përderisa përpiqeshin të linin zonën. /Periskopi/

 

Diego Maradona prezantohet si trajner tek ekipi i nivelit të Vllaznisë së Pozheranit

Periskopi.com Sporti

Diego Maradona u prezantua si trajner i ekipit të Bellarusisë Dinamo Brest.

Legjenda argjentiniane ka qenë i zënë ditëve të fundit me Kupën Botërore që u mbajt në Rusi, ku shpesh herë ka qenë në qendër të vëmendjes për sjelljet e tij.

Brest, ekipi i gjashtë më i miri në Premier Ligën bjellaruse, është deklaruar se marrëveshja me 57-vjeçarin është arritur në muajin maj të këtij viti, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.

Gjatë prezantimit të tij, Maradona i cili dha dorëheqje si trajner i ekipit Al Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe në fillim të këtij viti, i është dhuruar një unazë dhe më pas ka qenë i zënë duke nënshkruar dokumente të ndryshme për ekipin bjellorus./Periskopi/