Joshua-Fury: Meçi më i shtrenjtë në histori të boksit, do të bëhen dy sportistët më të paguar

Periskopi.com Sporti

Gradualisht po dalin më shumë detaje se si do të duket marrëveshja e meçit të madh midis Anthony Joshua dhe Tyson Fury që sipas shumë njohësve të boksit do të jetë lufta më e shquar e peshave të rënda të mijëvjeçarit, ku do të jenë përballë dy atletët më të paguar.

Që nga viti 1999 nuk ka pasur një meç ku janë në luftë të gjithë titujt në kategorinë e peshave të rënda, kur ishte ndeshur Lennox Lewis me Evander Holyfield.

Joshua dhe Fury aktualisht mbajnë të gjitha rripat pas triumfit heroik të Fury ndaj Deontay Wilder, ku ai siguroi një fitore ndaj amerikanit të pamposhtur më parë.

Sugjerimet fillestare janë për një marrëveshje me dy lufta midis të dy boksierëve, megjithëse ajo që tashmë duket e qartë është se meçi do të mbahet në Arabinë Saudite, i njëjti vend ku Joshua fitoi ndaj Andy Ruiz Jr.

Por shuma që do të fitojnë dyshja është shumë e madhe, e pa arritur ndonjëherë, pasi pretendohet të fitohen nga 100 milionë dollar.

“Nuk do të jetë në Shtetet e Bashkuara sepse, pa dashur të ofendoj askënd, Anthony Joshua nuk ka shumë rëndësi në këtë vend”.

“Ne tashmë kemi vendndodhjen dhe data duhet të konfirmohet, mund të jetë në qershor sepse kjo do të na lejojë të zgjidhim shumë probleme me coronavirusin, pasi njerëzit do të vaksinohen deri atëherë”.

“Secili do të fitojë rreth 100 milionë dollarë nga ky meç”, ka thënë promovuesi i Fury, Bob Arum.

Marku shau me motra gjyqtarin pas barazimit me Stewart, por a e meritoi fitoren? Shikoni përmbledhjen e meçit

Periskopi.com Sporti

Florian Marku ka rrëmbyer vazhdimisht kryetitujt në ditët e fundit pas barazimit shokues me bokiserin pa eksperiencë, Jamie Stewart.

Boksieri shqiptar ishte favorit absolut, sidomos për faktin se po ndeshej me një kundërshtar pa eksperiencë, i cili kishte vetëm dy meçe profesioniste mbi supe, shkruan Periskopi.

Mirëpo, për befasinë e të gjithëve, britaniku arriti që të qëndrojë në këmbët e veta përgjatë tërë meçit.

Sidoqoftë, dominimi i Markut ishte i vërejtshëm, gjë që nënvizon edhe frustrimin e tij pas barazimit, ku shau me motra gjyqtarin.

Më poshtë, përmbledhja e paraqitjes së tij. /Periskopi.com/

 

Konfirmohet: Joshua do të ndeshet me Furyn dy herë në vitin 2021

Periskopi.com Sporti

Promotori i njohur i boksit, Eddie Hearn ka konfirmuar se Anthony Joshua dhe Tyson Fury pritet të përballen dy herë në vitin 2021 në kuadër të peshave të rënda.

Hearn konfirmoi se do të presë Romesh Ranganathan pasi Joshua dhe Fury kanë rënë dakord për një marrëveshje prej dy luftimesh në vitin 2021 për të unifikuar divizionin e peshave të rënda.

“Ne patëm pak sukses (gjatë bllokimit) me AJ dhe Tyson Fury duke planifikuar meçe për vitin 2021”, ka thënë fillimisht Hearn.

“Të dy ranë dakord të luftonin në vitin 2021, dy luftime”.

“Është një luftë e madhe, meç për kampionin e padiskutueshëm i peshave të rënda të botës”, përfundoi promotori i njohur.

Plani për dy britanikët e peshave të rënda për të luftuar për t’u kurorëzuar kampion i padiskutueshëm i botës varet nga luftimet e tyre këtë vit.

Joshua është vendosur të përballet me sfiduesin e detyrueshëm Kubrat Pulev dhe Fury duhet të mbrojë titullin e tij në WBC kundër Deontay Wilder në një luftë trilogjie.

Fury është i pamposhtur në karrierën e tij në 31 ndeshje ndërsa Joshua u hakmor për një humbje në rekordin e tij ndaj Andy Ruiz Jr duke fituar përsëri rripat e tij në Arabinë Saudite vitin e kaluar.

Videoja e fundit nga stërvitja e Tysonit është thjesht e frikshme: Gati sa nuk e nokauton trajnerin

Periskopi.com Sporti

Mike Tyson është 54-vjecar dhe kjo qartazi nënkupton se ai e ka humbur paksa fuqinë dhe shpejtësinë që e bën atë kampion të padiskutueshëm në vitet e 80-ta dhe 90-ta.

‘Mike i hekurt’ do t’i rikthehet ringut më 28 nëntor për herë të parë pas 15 viteve, teksa do të përballet me Roy Jones Jr në një mec ekzibicional, transmeton Periskopi.

Dhe duke gjykuar nga videoja e fundit ku Tyson për pak sa nuk e nokauton trajnerin e tij, Rafael Cordeiro, ai duket në formë të frikshme.

Në video shihet Tyson duke shënjestruar brazilianin, i cili është i pajisur me mjetet mbrojtëse, teksa merr disa goditje, para se anashkalohet nga presioni i madh.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Arrestohet boksieri: Rrahu dhe përdhunoi deri në vdekje të dashurën 5 muajshe shtatzënë

Periskopi.com Sporti

Një boksier argjentinas është arrestuar me akuzën se goditi për vdekje të dashurën e tij, 5 muajshe shtatzënë.

Renzo Pancera po merret në pyetje në lidhje me vdekjen e të dashurës së tij 27-vjeçare, Sabrina Zalazar, e cila ndërroi jetë në Buenos Aires, Argjentinë.

Ajo vdiq menjëherë pasi u dërgua në spital me një krah të thyer dhe hemorragji.

Mjekët thirrën policinë dhe 25-vjeçari u arrestua në shtëpinë e Sabrina Zalazar, ku edhe mendohet se dhunoi.

Boksieri akuzohet për vrasje të rëndë, dhunë ndaj një femre dhe shkaktimin e një aborti.

Raportohet se Zalazar e kishte denoncuar dy herë në polici të dashurin e saj për abuzimin në familje, në tetor 2019 dhe në shkurt të këtij viti.

27-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve dhe ishte 5 muajshe shtatzënë.

“Renzo Pancera, ai e vrau atë, i mori jetën sikur nuk kishte asnjë vlerë dhe i mori nënën dy fëmijëve,”- tha një anëtar i familjes së viktimës. “E rrahu derisa mbeti pa ndjenja, i theu krahun dhe vrau foshnjën e saj. Miki nuk mund t’i rezistonte dhimbjeve dhe na la. Duam drejtësi që kjo të mos mbetet pa u ndëshkuar.”

Të dy fëmijët e Zalazar vijnë nga marrëdhënie të ndryshme dhe tani po qëndrojnë me baballarët e tyre përkatës.

Image

Image

Image

WBC i jep dritën e gjelbër meçit Fury-Joshua

Periskopi.com Sporti

Tyson Fury ka marrë dritën e gjelbër për meçin e shumëpritur kundër Anthony Joshua, nga WBC.

Të dy boksierët do të zhvillojnë meçe të ndara ku pritet të mbrojnë titujt, transmeton Periskopi.

Fury do të ndeshet me Deontay Wilderin në përballjen triologjike për rripin WBC, derisa Joshua ndeshet me Kubrat Pulevin në dhjetor.

Por nëse nëse të dy shmangin humbjen, në vitin e ardhshëm ata mund të ndeshen dy herë.

Nëse Dillian Whyte do ta mposhte Alexander Povetkinin të shtunën, ai do të ishte rivali i radhës për Furyn pas rimeçit me ëilderin.

Por pas humbjes befasuese të Whyte me nokaut nga veterani rus, Joshua-Fury është përshpejtuar. /Periskopi.com/

Florian Marku i përgjigjet brutalisht kundërshtarit britanik, i cili tha se askush nuk e njeh boksierin shqiptar

Periskopi.com Sporti

Florian Marku ka sfiduar hapur boksierin Conor Benn, pasi ky i fundit e fyeu publikisht duke thënë se askush nuk e njeh sportistin tonë. Marku e ka ftuar në ring për të “larë hesapet”.

Boksieri shqiptar nuk përmbahet, por i thotë hapur që nëse është burrë të pranojë ftesën për t’u ngjitur në ring. Në fjalën e tij, ku i kundërpërgjigjet Conor Ben, ai ka thënë:

“Unë e respektoj babanë tënd por nuk të respektoj ty Conor Benn. Ti ke thënë në intervistë se askush nuk më njeh mua? Unë shes më shumë bileta për një ndeshje sesa ti që shet gjatë tërë karrierës tënde”.

“Ti nuk je një burrë. Nëse je, ose kur je gati të bëhesh burrë ne do të takohemi në ring dhe unë do të kem mijëra shqiptarë, grekë e anglezë pas vetes. Unë luftoj për njerëzit e mi së pari, paraja në rend të dytë”.

“Eddie Hearn thirre ekipin tim dhe unë do të ndeshem me këtë frikacak kudo që ai dëshiron të ndeshet”.

Zbulohet lista me dhjetë boksierët më të mirë në botë – Joshua i treti

Periskopi.com Sporti

Triumfi i Tyson Fury kundër Deontay Wilder në muajin shkurt bëri ndryshime edhe në renditjen e top 10 boksierëve.

Wilder deri tani konsiderohej si më i miri i peshave të rënda, edhe pse shumicën e rripave të kampionit i takojnë Anthony Joshuas.

Humbja e Joshua kundër Andy Ruiz kishte vënë pikëpyetje të mëdha mbi të, dhe britaniku renditet i treti në listën e më të mirëve – pavarësisht hakmarrjes në meçin e dytë.

Por, sa i përket lidershipit, sot ka ndodhur ndryshimi. Tyson Fury tashmë është më i miri në botë, pasi bëri përvete titullin e WBC.

Deontay Wilder kalon në pozitën e dytë në këtë ranglistë të publikuar nga ‘Givemesport’.

Ja top 10 boksierët më të mirë në botë aktualisht.

10. Joseph Parker (26-2, 20 KOs)

9. Daniel Dubois (14-0, 13 KOs)

8. Adam Kownacki (20-0, 15 KOs)

7. Luis Ortiz (31-2, 26 KOs)

6. Dillian Whyte (27-1, 18 KOs)

5. Oleksandr Usyk (17-0, 13 KOs)

4. Andy Ruiz Jr. (33-2, 22 KOs)

3. Anthony Joshua (23-1, 21 KOs)

2. Deontay Wilder (42-1-1, 41 KOs)

1. Tyson Fury (30-0-1, 21 KOs)

Gati e pabesueshme: Boksieri 70-vjeçar absolutisht shkatërron kundërshtarin shumë më të ri në ring

Periskopi.com Sporti

Ish-boksieri i famshëm italian, Ernesto Bergamasco ka pranuar sfidën e një boksieri të ri për ta treguar “klasin e tij të përhershëm”.

Nuk u desh shumë që ai të triumfonte përballë një kundërshtari gjysmë dekade më të ri.

Për afër dhjetë sekonda, Bergamasco e kreu punën dhe për më shumë shikojeni videon e mëposhtme.

Floyd Mayweather mund t’ua urojë ditëlindjen por do t’iu kushtojë 999 dollarë

Periskopi.com Sporti

Superylli i boksit, Floyd Mayweather i është bashkuar uebsajtit “Cameo”, ku ka ofruar t’u dhurojë urime për ditëlindje publikut për 99 dollarë.

43-vjecari ka shijuar karrierë ilustrative, duke mposhtur kundërshtarë legjendarë si Oscar De La Hoya, Saul ‘Canelo’ Alvarez dhe Manny Pacquiao në rrugëtimin e tij drejt rekordit 50-0, transmeton Periskopi.

Pasi mecin e fundit e zhvilloi më 2017, Mayweather njihet për fitimet e tij marramendëse, teksa ka fituar 785 milionë dollarë përgjatë karrierës së tij. Tani, duket se ai ka gjetur një mënyrë të re për të bërë para.

Në profilin e Mayweather shkruhet se boksieri amerikan “është një prej atletëve më ikonik të të gjitha kohëve,” derisa e përshkruan veten në uebsajt si “figura më e shtrenjtë në ‘Cameo’.”

Mirëpo, ky etiketim nuk qëndron, pasi Caitlyn Jenner është dy herë më i shtrenjtë se ai. /Periskopi.com/

Çka do të ndodhte nëse do të ndeshej me Muhammad Ali, më në fund përgjigjet Mike Tyson

Periskopi.com Sporti

Mike Tyson ka dhënë verdiktin e tij rreth meçit shumë të përfolur potencial me Muhammad Ali – nëse do të ndodhte.

Për vite të tëra, fansat kanë dhënë prognozat e tyre si do të mbyllej meçi mes dy figurave ikonike, nëse do të ndesheshin me njëri-tjetrin, transmeton Periskopi.

Pavarësisht fuqisë së jashtëzakonshme të tij, Tyson beson se do t’i duhej t’i shkonte meçit deri në fund për të nxjerrë më të mirën nga Ali.

“Do të përgatitesha të shkoja 15 runde me të sepse dëgjoni, thjesht po tregohem i sinqertë, nuk ka që e rrëzon atë. Në më të mirën e tij, nuk e rrëzoi askush,” tha Tyson. /Periskopi.com/

Zbulohen shumat marramendëse që do të fitojnë Joshua dhe Fury

Periskopi.com Sporti

Gjatë ditës së sotme, promoteri i boskit, Eddie Hearn ka raportuar se ka një marrëveshje mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt për meçin që do të vendos kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda.

Meçi në mes dy boksierëve britanik pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm pasi që të dy kanë ende punë për të kryer, shkruan Indeksonline.

Fillimisht Fury do të duhet të ndeshet me Wilder për herë të tretë e më pas Joshua duhet t’i mbroj titujt ndaj Pulevit.

Siç raporton “Daily Star”, të dy boksierët do t’i ndajnë fitimet përgjysmë.

Fitimet për këtë sfidë mund të shkojnë deri 155 milionë nga të dy meçet, sidomos në të dytin ku do të luhet në tokën arabe.

Joshua mban titujt e WBO, WBA dhe IBF derisa Fury aktualisht është kampion i WBC.

Dhjetë boksierët me grushtin më të fuqishëm në peshat e rënda

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua ka thënë se ish-kampioni padiskutueshëm në kategorinë e peshave të rënda, Wladimir Klitschko godet më fort se Andy Ruiz Jr, i cili ia rrëmbeu titujt e unifikuar dhe pastaj ia ktheu në rimeç.

Duke bërë një analizë të goditjeve të boksierëve në kategorinë e peshave të rënda, ekspertët e boksit në SunSport janë bërë bashkë për të përcaktuar se si qëndron renditja me goditësit më të fuqishëm në këtë divizion.

Më poshtë jua sjellim listën e përpiluar nga ata, ndërsa nuk është befasi që në vendin e parë qëndron amerikani Deontay Wilder, i cili e humbi titullin WBC nga Tyson Fury që njëherësh ia shkaktoi edhe humbjen e parë në karrierë.

1. Deontay Wilder: 42-1-1 (42 me nokaut)

(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

2. Anthony Joshua 23-1, (21 me nokaut)

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

3. Dillian Whyte 27-1, (18 me nokaut)

(Foto: James Chance/Getty Images/Guliver)

4. Daniel Dubois 14-0, (13 me nokaut)

(Foto: Alex Davidson/Getty Images/Guliver)

5. Alexander Povetkin 35-2-1 (24 me nokaut)

(Foto: Jack Thomas/Getty Images/Guliver)

6. Andy Ruiz Jr 33-2, (22 me nokaut)

(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

7. Adam Kownacki 20-1-0, (15 me nokaut)

(Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

8. Filip Hrgovic 10-0, (8 me nokaut)

(Foto: Instagram/filip_hrgovic)

9. Dereck Chisora 32-9, (23 me nokaut)

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

10. Joe Joyce 10-0, (9 me nokaut)

Rikujtojmë momentin e çuditshëm kur Tyson Fury ishte afër ta nokautonte veten në mes të meçit

Periskopi.com Sporti

Rrugëtimi i Tyson Furyt si boksier profesionist ka qenë diçka shumë e veçantë.

Boksieri i lindur në Mançester u ndesh me kundërshtarë mjaft kualitativ herët në karrierë, duke mundur emra si Steven Cunningham, Dereck Chisora (dy herë) dhe Christian Hammer.

Më 2015, ai u shpërblye për konsistencën e tij me një meç për titull kundër Wladimir Klitschkos, me britanikun që shokoi ukrainasin në Dyseldorf, transmeton Periskopi.

Jeta personale e Furyt pastaj doli në pah, derisa ai pati probleme me depresion, por “Gypsy King” u rikthye më i fuqishëm se kurrë, duke mposhtur Deontay Wilderin në Las Vegas në atë që po konsiderohet si rikthimi më i madh në histori të boksit.

Ka qenë një rrugëtim i gjatë për Furyn dhe aty përfshihen edhe disa momente komike, përfshirë një në meçin e katërt të tij si profesionist, kundër Lee Swaby në Birmingam.

“Gypsy King” po e fitonte me lehtësi luftën, kur e goditi veten në një rast me kundërshtarin të strukur në qoshe.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Zbulohet shuma që Mayweather ka shpenzuar për funeralin e George Floyd

Periskopi.com Sporti

Familja e George Floyd ka zbuluar se Floyd Mayweather ka paguar per funeralin dhe disa shërbime të tjera për të vrarin nga policia në Amerikë.

George Floyd u vra nga një polic, Derek Chauvin, në Minesota më 25 maj, transmeton Periskopi.

Që nga ajo datë, protestat nën parullën ‘JetëteZezakëveJanëMeRëndësi’ nuk janë ndalur në 50 shtete të Amerikës dhe vende të tjera.

p1e9vbifq41g72g6meq91g3o17c19.jpg

Shuma persona të njohur dhe organizata ishin pjesë e fushatës ‘E Martja e Zezë’, që kishte për qëllim në sensibilizimin e masës në lidhje me racizmin.

Disa klube të Premier Leagues kanë treguar solidaritet duke rënë në njërin gju para ose gjatë stërvitjeve.

Pjestarë të familjes së George Floyd kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur mirënjohjen për ish-boksierin.

Ata konfirmuan se Mayweather ka dhuruar si donacion 88 mijë dollarë për të mbuluar shpenzimet e funeralit dhe shërbimet tjera, një në Minesota dhe një në Karolinën e Veriut. /Periskopi.com/

Mike Tyson bënte aq shumë seks, saqë e kishte të pamundur të stërvitej nga lodhja

Periskopi.com Sporti

Mike Tyson zbuloi varësinë e tij nga seksi gjatë kohës sa ishte në kulmin e karrierës, së fundmi në një intervistë.

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda nënvizoi në detaje se si i kushtoi stili i jetës brenda dhe jashtë ringut, transmeton Periskopi.

Në podkastin e tij, Tyson tha: “Po bëja aq shumë seks saqë isha shumë i lodhur të shkoja edhe në palestër dhe të stërvitesha. Qëndroja tërë ditën në dhomë.

p1e9dhdh358ua11s8138bfpu129hh.jpg

“Nuk mund të bësh seks me vajza si e bëje kur ishe i ri.

“Nuk mund të keni k*rva rrotull sa kishit kur ishit i ri. Ato t’i përpijnë paratë, nuk e dija këtë.

“Ishte kënaqësi atëherë, por kur rritesh ato nuk të kënaqin më. Të bësh seks tërë ditën nuk është më kënaqësi, ju doni para, e dini?”

Tyson i dha fund karrierës më 2005, pasi bankrotoi dy vite më herët. Ai kishte fituar plot 300 milionë gjatë karrierës së tij. /Periskopi.com/

Transformimi i Mike Tysonit nga viti 2009 në 2020 është thjesht i jashtëzakonshëm

Periskopi.com Sporti

Mike Tyson ka shprehur interesim t’i rikthehet boksit në vitin 2020.

“Majku i Hekurt” është një prej boksierëve më të frikshëm në histori, pasi u bë kampioni më i ri në histori të peshave të rënda, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, tash në moshën 53-vjecare ai ka paralajmëruar rikthimin në boks, duke shokuar botën e sportit.

Ai po poston vazhdimisht video nga stërvitjet e tij dhe po duket në formë të jashtëzakonshme fizike.

Dhe kur e bëjmë krahasimin me fizikun e tij nga viti 2009, kemi të bëjmë me një transformim që të lë gojëhapur.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Boksierët i rikthehen ringut në fillim të qershorit

Periskopi.com Sporti

Boksierët kosovarë do të kthehen në stërvitje në fillim të qershorit.

Kështu ka vendosur Bordi i Federatës së Boksit të Kosovës. Bordi i FBOXK ka konstatuar se boksi si sport individual ka rrezikshmëri më të vogël për fillimin e stërvitjeve, ndërsa stërvitjet fillimisht do të jenë të pjesshme. Boksierët do të respektojnë rekomandimet e organeve të shëndetësisë.

Në fazën e parë grupet do të jenë të ndara kurse të gjitha hapësirat sportive së pari do të dezinfektohen. Në stërvitje nuk do të lejohen më shumë se tetë persona, ndërsa synohet të mbahet distanca fizike.

FBOXK ka paraparë edhe stërvitje të veçanta për boksierët cilësorë, ndërsa garat pritet të rifillojnë në fund të qershorit ose fillim të korrikut, me turneun “Lah Nimani”.

Interesim i çmendur për ta parë nga afër në stërvitje Tysonin – të gatshëm të paguajnë 20 mijë euro

Periskopi.com Sporti

Mike Tyson është nga ata boksierë që i kanë tifozët të panumërt edhe tani, që prej vitesh nuk ngjitet më në ring. Cështja është sa do të ishin të gatshëm të paguanin për të ndjekur një stërvitje të Iron Mike nga pranë ringut? Mjaftoi që Tyson, pavarësisht 53 vjetëve, të njoftonte kthimin në ring për ndonjë ndeshje bamirësie, e interesimi rezultoi në majë. Aq sa Mike të niste edhe një tjetër inisiativë: një ankand që do të mbyllet të mërkurën e 27 majit për të asistuar nga afër një seancë stërvitje me kohëzgjatje dy-tre orë. Deri tani, oferta ka arritur në 16.529 stërlina (18.400 euro) por ekspertët mendojnë se në fund shifra do të vërtitet rreth 32.000 paund (35.778 euro).

Në fakt, ai do të të bëjë ofertën më të lartë nuk do të ketë vetëm të drejtën për të parë. Mund të marrë me vete një shok, pastaj do të ketë në dispozicion edhe një foto me kampionin, një objekt të autografuar në momentin e drekës. Plus një dorezë boksi e një fanellë që do ti dërgohen 30 ditë më pas.

Rikthimi i Tyson, që po tregohet në formë të jashtëzakonshme, do të jetë kundër Shannon Briggs (101 vjec të dy), ndërsa po punohet për një sfidë spektakolare kundër armikut të përjetshëm Evander Holyfield.

Tyson poston video duke u stërvitur dhe është seriozisht impresive

Periskopi.com Sporti

Bota e sportit e pati të vështirë ta besonte kur Tyson tha se po i kthehet boksit.

“Majku i Hekurt” mbetet një prej figurave më të njohura të sportit, pasi fitoi famë të jashtëzakonshme në vitet e 80-ta, si artist i nokautit dhe kampioni më i ri në histori të peshave të rënda, transmeton Periskopi.

Por pas tri humbjeve në katër ndrshjet e fundit si profesionist, poashtu edhe disa shqetësimeve në lidhje me shëndetin mental të tij, u supozua se Tyson kurrë më nuk do të boksonte.

Sidoqoftë, Tyson ka sugjeruar se do të rikthehet në lufta ekzibicionale, derisa është përfolur edhe për një duel potencial me rivalin e vjetër, Evander Holyfield.

Por si do t’ia dalë Tyson në moshën 53-vjeçare? Epo, shumë mirë, nëse bazohemi në një montazh që ai e ka postuar në Instagram, të hënën mbrëma.

“Gjithçka është e mundur nëse jeni i mençur. Stërvitu mençur, rikuperohu më mençur,” shkruhet në mbishkrimin e videos.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/