Libri i ri zbulon prapaskena befasuese: Muhammad Ali i frikësohej Mike Tysonit

Periskopi.com Sporti

Muhammad Ali ka pranuar se nuk do të kishte qenë i sigurt nëse do të mund të mposhte Mike Tyson nëse ata të dy do të ishin ndeshur ndonjëherë, dhe mendonte se ai është një nga goditësit më të fortë që kishte parë.

Ish kampioni botëror i peshave të rënda George Foreman, ka zbuluar ato që tha Ali kur foli me të për Tyson, gjatë kulmin e karrierës së këtij të fundit.

Aliu vlerësohet si boksieri më i madh në histori të peshave të rënda, Tyson u bë i njohur në fund të viteve të 80-ta.

Sipas The Sun, Foreman i tha Fiaz Rafiqit për librin e tij të ri, Muhamed Ali: Jeta e një legjende, se ai nuk ishte i sigurt se mund ta kishte rrahur Mike Tyson.

“Mohamed Aliu më tha vetë. Unë i thash atij:  Mendon se Tyson mund të rrah çdokënd?”

“Ai tha: Ky, godet shumë keq”.

“Ai ndjeu se Tyson godiste më shumë se kushdo tjetër me të cilët ishte ndeshur”.

“Më tha një herë se nuk kishte besim se mund ta kishte rrahur Mike Tyson”.

Trajneri: Kur më goditi Mike Tysoni në stërvitje, e pashë vdekjen me sy

Periskopi.com Sporti

Pamje të 53-vjeçarit Mike Tyson duke domoluar jelekun e ushtrimeve në stërvitje, shkuan viral javën e kaluar.

Trajneri i ri i Tysonit, Rafael Cordeiro, tash ka shpjeguar eksperiencën e tij nën jelekun e ushtrimeve, dhe është saktësisht ashtu si e keni pritur, transmeton Periskopi.

Cordeiro pranoi se ai ishte i befasuar nga forma e jashtëzakonshme e Tysonit, derisa ai pritet të zhvillojë përballje bamirësie në ring.

Duke folur për “ESPN”, trajneri brazilian tha: “Nuk dija çka të prisja.

View image on Twitter

“Ai nuk kishte goditur për 10 vjet. Kështu që nuk prisja të shihja atë që pashë.

“E pashë një djalosh me shpejtësinë e njejtë, fuqinë e njejtë si 21, 22-vjeçarët.

“Herën e parë kur e pashë duke më goditur me të djathtën… e pashë vdekjen me sy.

“E pashë, gruan, vajzat, qenin.” /Periskopi.com/

Mesazhi i Mayweather për 16 ish-kampionët që i kishte mposhtur ndër vite

Periskopi.com Sporti

Floyd Mayweather ka thumbuar 16 ish-kampionët që i kishte mposhtur ndër vite.

Boksieri ende vazhdon të mbajë rekordin me 50 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij, derisa ka fituar pesë tituj të kampionit në kategori të ndryshme.

Mayweather e mban rekordin, duke i mposhtur 16 kundërshtarë të ndryshëm, madje në sporte të ndryshme  si, Manny Pacquiai, Ricky Hatton, Saul Alvarez dhe Oscar de la Hoya.

Ai ka postuar një foto në Instagramin e tij, duke treguar për 16 ish-kampionët që i ka mposhtur ndër vite.

“I respektoj dhe e heq kapelën për çdo kampion që jam përballur”, ka shkruar Mayweather.

 

View this post on Instagram

 

I respect and take my hat off to every last one of these champions.

A post shared by Floyd Mayweather (@floydmayweather) on

Tri vjet burg për ish-kampionin e botës në boks

Periskopi.com Sporti

Ish-kampioni i botës në boks, Felix Sturm duhet të shkoj në burg. Ai të enjten është dënuar me tri vjet burg për evazion fiskal dhe për tentim të evazionit fiskal.

Vendimin e mori Gjykata Regjionale e Koelnit në Gjermani, ka njoftuar Bild.

41-vjeçari është shpallur fajtor për fshehje të rreth një milion euro nga autoritetet tatimore në periudhën prej 2008 deri 2010 si dhe gjatë vitit 2013.

Në pretendimet për shmangie të taksave gjatë viteve 2011 e 2012, Sturm u shpall i pafajshëm. Aktgjykimi nuk është përfundimtar.

Felix Sturm wegen Steuerhinterziehung verurteilt | Sport-News | DW ...

Sturm fillimisht ishte akuzuar për evazion fiskal të rreth 5,8 milionë eurove nga viti 2008 deri në vitin 2015.

Akuzat për vitet 2014 e 2015 u ndërprenë gjatë procesit.

Për më tepër Sturm u dënua edhe për shkelje të ligjit antidoping, rrjedhimisht edhe për sulm të qëllimshëm ndaj vetvetes.

Ai ishte dopinguar për meçin për titull të botës ndaj rusit Fyodor Chudinov në shkurt të vitit 2016.

Sturm ishte arrestuar në prill të vitit 2019 dhe ka mbajtur burg për afro nëntë muaj.

Në dhjetor doli nga burgu në pritje të vendimit përfundimtar, ndërkohë që pagoi 300 mijë euro. Sipas Bild ai duhet të kthehet sërish në burg.

Sturm ka prejardhje nga Bosnja, ndërsa emri i tij i vërtetë është Adnan Çatiq.

Pamje të rralla nga goditjet drithëruese të Tysonit në stërvitje – edhe trajneri frikësohej t’i bënte ballë

Periskopi.com Sporti

Të gjithë e dimë se Mike Tyson është padyshim njeriu më i frikshëm në planet.

Janë publikuar pamje të tij në ring duke ushtruar, derisa e detyron ish-trajnerin dhe boksierin, Kevin Rooney që të sprapset nga grushetet e fuqishme, transmeton Periskopi.

Rooney, i cili kishte zhvilluar 26 meçe si boksier profesionist, detyrohet të kthehet prapa dhe pastaj t’ia kthejë shpinën nga frika, derisa pret me doreza grushtet e jashtëzakonshme të Tysonit.

Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Çmenduri në Nikaragua: Boksierët dhe fansat dezinfektohen para meçit kontravers

Periskopi.com Sporti

Një meç tejet kontravers u zhvillua javën e kaluar në Nikaragua, derisa boksierët u dezinfektuan me sprej para meçit, dhe fansat u detyruan të ulen ne distancë.

Cilido lloj i mbledhjes publike është ndaluar rreptësisht në tërë vendet për shkak të pandemisë por, pavarësisht kësaj, tetë meçe boksi u zhvilluan në praninë e fansave javën e kaluar.

Para futjes në sallë, fansave iu mat temperatura në hyrje ku po mbahej eventi. Boksierët në mënyrë sensacionale u spërkatën me dezinfektues para meçeve në ring, derisa vajzat e rundeve dhe trajnerët mbanin maska; 800 fansa ishin të pranishëm në arenë, një metr larg njëri-tjetrit.

Fansat, përfshirë fëmijët, u spërkatën poashtu me dezinfektues me të ardhur në arenën që ka kapacitet prej 8,097 ulëseve.

Pavarësisht se biletat ishin pa pagesë, thuhet se vetëm 1/10 e stadiumit ishte mbushur.

Promotori i boksit, Ricardo Alvarez tha se ky event u zhvillua në fakt për t’i ndihmuar boksierët.

“Nikaragua është një vend i varfër dhe boksierët duhet të hanë. Ata nuk mund të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

“Këtu në Nikaragua nuk ka karantinë.

“Qeveria dhe Ministri i Shëndetësisë janë munduar shumë që pandemia të mos lë shenjë në këtë vend.

“Jemi me fat që kemi pasur pak raste.”

Kujtojmë se në këtë vend janë konfirmuar vetëm 11 raste me koronavirus. /Periskopi.com/

Partneri i Tysonit në plantacionin e kanabisit i bindur se do të sigurojë të drejtat e emrit të ‘Camp Nou’

Periskopi.com Sporti

Mund t’iu kujtohet se javën e kaluar, Barcelona konfirmoi se, në mënyrë që të grumbullojë para për luftën kundër koronavirusit, do t’i shesë të drejtat e emrit të ‘Camp Nou’.

Kjo për t’i tërhequr bizneset që të investojnë shumë të majme, derisa ato para do të dhurohen si donacion për projekte kërkuese në luftën për ta ndalur përhapjen e pandemisë, transmeton Periskopi.

Kjo është hera e parë që ndodh në histori të stadiumit, i cili konsiderohet ndër më të mirët në Evropë.

Sidoqoftë, blaugranët duhet të kenë të befasuar kur dëgjuan se Alki David – partner i biznesit të kanabisit me Mike Tysonin – dëshiron të përfshihet.

p1e6lnnrf9j6q1r441mtj1l081vd2b.jpg

Biznesmeni britanik, David, i cili ka një pasuri prej 2.6 miliardë dollarëve, ka qenë mik i ngushtë me Mike Tysonin për shumë vite.

Ai nuk e mbajti sekret faktin se dëshiron t’i sigurojë të drejtat e emrit të “Camp Nou”, derisa beson se është në pozitë shumë të mirë që ta arrijë këtë.

p1e6lnncsg8dfct314dh10ms1m7d9.jpg

Ai tha: “Kjo është një mundësi që e dua. Ky është një moment historik në sport dhe përshtatet mirë me planet e mia aktuale.

“Kontakti ka filluar në fillim të javës dhe besoj se marrëveshja do të arrihet.

“Marrëveshja me ‘Camp Nou’ është një tjetër mënyrë për të ndihmuar.” /Periskopi.com/

Kur reporteri i tha në transmetim direkt Mayweatherit se do t’ia tregonte qejfin po të ishte më i ri

Periskopi.com Sporti

Floyd Mayweather gjërësisht konsiderohet si një prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohëve, derisa u pensionua në vitin 2017 pasi fitoi 15 tituj të botës gjatë karrierës së tij.

Ai gjithashtu u pensionua me bilanc perfekt, 50-0 (27 KO), transemton Periskopi.

Sidoqoftë, në vitin 2011, ai ishte përfshirë në një situatë kontraverse me gazetarin e boksit, Larry Merchant.

Mayweather sapo e kishte mposhtur Victor Ortizin me nokaut në rundin e katërt, por në rrethana kontraverse.

Pasi Ortiz e goditi me kokë amerikanin, ai u përgjigj duke e nokautuar atë derisa ishte i hutuar.

Në videon e mëposhtme shihet intervista pas ndeshjes, ku Mayweather vërshëllehet dhe fillimisht injoron pyetjen që i bëhet.

Pasi tensionohen paksa gjërat, ai thotë: “Ti asnjëherë nuk më trajton si duhet. HBO duhet të të largojë nga puna. Ti nuk di asgjë për boksin, ti nuk vlen m*t.”

Merchant pastaj përgjigjet duke thënë: “Sikur të isha 50 vjet më i ri, do të ta tregoja qejfin.”

Shikoni më poshtë videon. /Periskopi.com/

Ish-trajneri i Tysonit tregon arsyen e vërtetë pse boksieri bëri tatu në fytyrë dhe është shokuese

Periskopi.com Sporti

Të gjithë janë të familjarizuar me tatuazhin ikonik të Mike Tysonit në fytyrë, por trajneri i ish-legjendës së boksit në mënyrë të jashtëzakonshme zbuloi se ish-kampioni i botës bëri tatunë për t’i shmangur ndeshjet e ardhshme.

Amerikani fillimisht pritej të ndeshej me bashkëkombasin, Clifford Etienne, në shkurt të vitit 2003, që ishte vetëm tetë muaj pas humbjes nga Lennox Lewis, transmeton Periskopi.

Tyson vendosi të bënte tatuazhin në anën e majtë të fytyrës në Las Vegas, vetëm disa ditë para se të futej në ring me Etiennen, pas kësaj, “Iron Mike” u tërhoq nga përballja.

Mirëpo, eventualisht gjërat shkuan sipas planit dhe takimi u zhvillua, me Tysonin që e mori trajnerin zëvendësues Freddie Roach, por kjo pati pak rëndësi, sepse Tyson e mposhti Etiennen në rundin e parë, pas vetëm 49 sekondave.

p1e5hq3elj1tut5eg93amrnlvuh.jpg

Sidoqoftë, ish-trajneri, Jeff Fenech ka zbuluar si kishte mbetur i përlotur derisa fluturoi drejt shtëpisë, pasi e kuptoi se kampioni i peshave të rënda nuk deshi të futej në ring.

“Përshtypja ime e parë ishte që… unë asnjëherë nuk kam bërë tatu, por me ndeshjen që do të zhvillohej pas një jave dhe kur bëni tatu ju nuk mund të boksoni pasi duhet të shëroheni, dhe nuk është e shëndetshme ta bëni këtë,” tha ai.

“Ne u ulëm dhe biseduam, por ai nuk dëshironte të ndeshej, poashtu nuk ishte i gatshëm dhe kjo ishte një prej arsyeve pse ai e bëri tatunë.

“Pas një bisede një-orëshe isha i përlotur kur u largova nga shtëpia atë natë. Qëndrova në hotel sepse isha shumë i dekurajuar.

“Një javë më vonë, pasi unë kisha fluturuar drejt shtëpisë, ai u ndesh me Cliffordin për një rund dhe unë isha i mërzitur.

“Isha i lumtur me Mike që fitoi, por isha gjithashtu i mërzitur që e kisha stërvitur për tetë javë dhe nuk isha pjesë e fitores.” /Periskopi.com/

Anthony Joshua: Sinqerisht besoj se Mike Tyson do ta mposhte Muhammad Ali-n

Periskopi.com Sporti

Britaniku Anthony Joshua, i cili së fundi i rifitoi titujt e tij të kampionit, u lidh drejtpërdrejt në faqen zyrtare të JD Sports në Instagram të premten.

“Është mjaft interesante sepse në epokën kur Muhammad Ali e dominonte kategorinë e peshave të rënda, peshat e rënda nuk ishin të njëjta si në epokën e Mike Tyson.

“Pas Alit, me Lennox Lewis, ne mund ta vërejmë se si boksierët filluan të bëhen më të mëdhenj dhe për këtë arsye në nivelin e amatorëve e krijuan edhe kategorinë e super peshave të rënda.

“Kategoria aktuale e peshave të rënda në nivelin e amatorëve është ajo që e ne e quajmë kategoria “cruiserweight.

“Kështu që, Muhammad Ali nuk do të kishte qenë plotësisht në kategorinë e peshave të rënda. Por, le të themi se Muhammad Ali do të kishte shtuar peshë, unë sinqerisht besoj se Mike Tyson do të kishte fituar”, ishin fjalët e Joshuas.

Ekipi i Kosovës në boks kryen testet për koronavirus, gati të dalë nga karantina

Periskopi.com Sporti

Sot i kanë kryer testet për koronavirus ekipi i Kombëtares së Kosovës në boks, që erdhi nga Londra dy javë më parë.

Ata qëndruan në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë për dy javë ndërsa sot u janë bërë testet për koronavirus ku edhe do të lirohen për në shtëpi.

 

Delegacioni i boksit u vendos në karantinë pas rikthimit nga Londra ku ishin pjesëmarrës në garën evropiane kualifikuese për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

 

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli i cili së bashku me 4 boksierë dhe dy trajnerë po qëndrojnë tash e 16 ditë në karantinë në qendrën e konvikteve në Prishtinë, ka thënë se po shkojnë në shtëpi.

“Testi i fundit sot dhe po shkojmë në shtëpi”, ka shkruar Demolli në Facebook, përcjellë disa video ku shihen zyrtarët e boksit duke iu nënshtruar testit se ta marrin përgjigjen përfundimtare.

https://www.facebook.com/latif.demolli/posts/3421205267908828

Pamje nga stërvitjet e Florian Markut me të dashurën në karantinë

Periskopi.com Sporti

Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku ka postuar një video në Facebook duke u stërvitur nga shtëpia e tij në Londër dhe këshillon qytetarët të bëjnë të njëjtën gjë dhe kur të mbarojë situata do të shohin rezultatet.

Në videon e postuar, Marku shihet duke u stërvitur me të fejuarën e tij, Eirini Konomi.

Edhe pse merr disa grushte nga ajo, Floriani shfaqet duke qeshur, një gjë e rrallë kjo për një kampion si ai, sepse kur vjen puna në ring kundër kundërshtarëve të vërtetë , të gjithë e kanë parë vetë se si është.

“Dita e 10 e karantinës këtu në Londër. Si po e kaloni kohën brenda në shtëpi ju ? Bëni stërvitje, tani më shumë se kurrë mund ta përdorni kohën e qëndrimit në shtëpi në favorin tuaj, duke bërë stërvitje, rezultatet do jenë super pasi të ketë mbaruar e gjitha kjo situatë. Unë personalisht këtë periudhë po e përdor si fazë përgatitore duke u stërvit çdo ditë, disa herë brenda ditës me Eirini Konomi. Më vjen keq që jam larg familjes time këtë kohë të vështirë, por çdo fluturim është bllokuar. Zoti e bëftë mirë. Ju uroj shëndet, bëhuni të fortë, të gjithë bashkë do ja dalim. Zoti ju rujtë!” shkruan Marku në Facebook.

Kurrë nuk harrohet momenti kur Mike Tyson tha se luftoi me kurriz të thyer pasi triumfoi brenda 49 sekondave

Periskopi.com Sporti

Mike Tyson e ka të cementuar reputacionin e “njeriut më të keq në planet”.

Nga kafshimi i veshit të Evander Holyfieldit ta rrahja që i bëri Don Kingut, sjelljet e jashtëzakonshme të Tysonit nuk do të harrohen, transmeton Periskopi.

Vitet e vonshme të karrierës së tij kaluan me probleme, derisa më 2003 ai bëri rikthimin në ring kundër Clifford Etienne, i vendosur të zgjidhte problemet e tij financiare.

Ai dështoi ta bënte këtë, derisa apeloi për falimentim muaj më vonë, por në meç doli triumfues pas vetëm 49 sekondave.

Derisa nuk mund të flitet shumë për ndeshjen, është bërë ikonike skena pas meçit.

Shikoni më poshtë.

Ajo që e bëri atë natë edhe më të çuditshme ishte deklarata e Tysonit në intervistë se ai kishte boksuar me kurriz të thyer.

“Theva shpinën. E kam të thyer shpinën…” kishtë thënë ai.

Kur intervistuesi i bëri presion për ta shpjeguar atë që sapo kishte thënë, ai shtoi: “Theva shpinën. Kjo është mrekulli që po qëndroj në këmbë.”

Tyson vërtet besoi se kishte boksuar me shpinë të thyer. /Periskopi.com/

Veç meçit me Wilder, Tyson Fury ia ka vënë syrin edhe përballjes me Joshuan këtë vit

Periskopi.com Sporti

Tyson Fury ka bërë të ditur se akoma synon një duel me Anthony Joshua, këtë vit.

Promotori i Fury, Frank Warren, ka zbuluar se klienti i tij është i gatshëm të përballet me Anthony Joshua, këtë vit.

Përkundër faktit se ka aranzhuar trilogjinë me Wilder, britaniku planifikon edhe duelin me AJ, në fund të këtij viti, saktësisht në dhjetor.

“Tyson vs Anthony Joshua, në dhjetor, është ajo që mbetet si idealja për t’u bërë. Ai është dueli që të gjithë duan të shohin dhe dueli që duan ta bëjnë” ka thënë ëarren, transmeton lajmi.net.

“Shpresoj që një gjë e tillë do të sqarohet dhe të caktohet” ka thënë tutje promotori.

Joshua në anën tjetër do të ketë punë me Kubrat Pulev për të mbrojtur titullin e kampionit, më 20 qershor.

Mbetet të shihet nëse Joshua dhe Fury pastaj do të arrijnë marrëveshje për një duel që do të zinte vend në dhjetor.

Donjeta Sadiku fantastike në kualifikime për Olimpiadë: Triumfon në meçin e parë

Periskopi.com Sporti

Kampionia ballkanike, Donjeta Sadiku, e ka nisur me fitore turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Boksierja jonë mposhti gjermanen Mta Kleinhans, në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme do të boksojë Besart Pireva.

U nda se boksieri e dhunonte, gjendet e vdekur në makinë nëna e tre fëmijëve të Mayweather

Periskopi.com Sporti

Nëna e tre fëmijëve të Floyd Mayweather, Josie Harris, është gjetur e vdekur në makinën e saj nga policia.

Ajo u gjet në Valencia mbrëmjen e së hënës ndërsa vdekja e saj nuk po trajtohet si e dyshimtë.

Harris u shpall e vdekur në vendngjarje.

f99ra1Uw7DbICPac4QtU

Mayweather qëndroi dy muaj në burg në vitin 2010 pasi u dënua për dhunë të ushtruar ndaj Harris.

“Isha një grua e dhunuar. Më erdhi turp kur e thashë se isha grua e dhunuar. U turpërova. Ndihesha sikur ishte faji im. Pyesja veten se çfarë bërë. Në atë kohë nuk e dija çfarë ishte një grua e dhunuar. Tani e di që kam qenë një viktimë e dhunës në familje,”- tha ajo në një intervistë në vitin 2014.

Ata janë prindër të tre fëmijëve Koraun, Zion Shamaree dhe Jirah.

0_Josie-Harris-and-Floyd-Mayweather

Mayweather ka edhe një fëmijë të katërt me një grua tjetër.

Ata kanë qenë në një lidhje nga viti 1995 deri në vitin 2010.

Zëri i Tyson Furyt ishte krejt ndryshe para se të goditej brutalisht në fyt më 2015

Periskopi.com Sporti

Tyson Fury ka një zë që bie shumë në sy dhe tejet unik, por kjo nuk ka qenë gjithmonë faktuale.

Nëse kthehemi prapa në konferencën e tij të parë për shtyp si boksier profesionist, do ta kuptoni se ai tingëllonte krejtësisht ndryshe më herët, transmeton Periskopi.

Mund të pyesni pse ka ndodhur ky ndyshim drastik në zërin e tij?

Epo, në vitin 2015 ai ishte goditur në fyt gjatë një sesioni stërvitor me Ty Mitchel, dhe kjo ia ndryshoi kordat vokale përgjithmonë.

Më poshtë, mund të dëgjoni intervistën e tij të parë, para goditjes në fyt. /Periskopi.com/

Simulimi i meçit mes Tyson Furyt dhe Mike Tysonit në kohën më të mirë përfundon me nokaut brutal

Periskopi.com Sporti

Simulimi i meçit mes Tyson Furyt dhe Mike Tysonit në kohën më të mirë përfundon me nokaut brutal

Tyson Fury është kampioni i ri në peshat e rënda në boks.

“Gypsy King” tregoi paraqitje brilante duke fituar titullin WBC me një triumf me TKO ndaj Deontay Wilderit, muajin e kaluar.

Shumica e audiencës ishin të bindur se Fury e kishte fituar edhe meçin e parë, i cili përfundoi me një barazim kontraverz, transmeton Periskopi.

Dhe tani, një llogari në YouTube me emrin “TheIgorotëarrior07” vendosi në një meç simulues Furyn me Mike Tysonin, kur ky i fundit ishte në kohën më të mirë të tij.

Në fakt, videoja është publikuar në nëntor të vitit 2015, por tash është riaktualizuar.

Shikoni më poshtë.

Na vjen keq Fury, por kjo ishte masakër absolute. /Periskopi.com/

 

Video ‘pa filter’ të pamjeve të rralla nga meçi Fury-Wilder është publikuar dhe është brilante

Periskopi.com Sporti

BT Sport ka publikuar pamje 15-minutëshe të papara më herët nga fitorja e Tyson Furyt kundër Deontay Wilderit, fundjavën e kaluar.

Fury dërgoi në shtëpi rripin WBC në peshat e rënda, pas një paraqitje brilante kundër ëilderit, të cilin e mposhti me TKO në rundin e shtatë, transmeton Periskopi.

Dhe në pamjet e BT Sport shohim gjithçka ekstra nga përballja, që nga hyrja në ring te festa pas meçit.

Ne gjithashtu shohim pamje nga kënde të ndryshme, në të cilat “Gypsy King” shihet duke dominuar kundërshtarin para se ta nokautonte.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Pamjet e papara më herët tregojnë disponimin në zhveshtoren e Tyson Furyt para fitores kundër Deontay Wilderit

Periskopi.com Sporti

Fitorja e Tyson Furyt kundër Deontay Wilderit do të mbahet mend gjatë nga historia.

“Gypsy King” mposhti “bomberin e bronztë” me TKO pas shtatë rundeve në Las Vegas, duke i dhënë fund debatit që ka qenë prezent që nga dhjetori i vitit 2018, transmeton Periskopi.

Mënyra si triumfoi Fury ishte sensacionale, jo vetëm se e kufizoi amerikanin deri në minimum, por gjithashtu arriti ta nokautojë dy herë.

Tash, gazetari Gareth Davies ka publikuar pamje të papara më herët nga atmosfera në zhveshtoren e britanikut para meçit.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/