Fanella e re e Interit na rikthen nostalgjinë për brazilianin Ronaldo

Periskopi.com Sporti

Inter, pasi prezantoi fanellën e parë për sezonin e ardhshëm, ka kompletuar setin edhe me fanellën e tretë, me të cilën shpreson të kthejë edhe fatin e trofeve. FootyHeadlines dhuron detaje të tjera mbi fanellën e tretë të zikaltërve për sezonin 2020/21.

Dihej që më parë se uniforma do të ishte e frymëzuar nga ajo gri që Inter (me Ronaldo fenomenin) kishin mbajtur në 1997/98 në sezonin në të cilin triumfuan në Kupën Uefa e shkuan një hap larg titullit kampion në Serie A. Tani portali i njohur ka demonstruar edhe kombinimin me mbathjet e getat e zeza.

Kësi lojtari më nana s’maron – përmbledhja brilante e brazilianit Ronaldo në Lojërat Olimpike më 1996

Periskopi.com Sporti

Lojërat Olimpike të vitit 1996 ishin më të mirat që kanë parë ndonjëherë fansat e futbollit në këtë kompeticion.

Në rregull, mund të jemi duke e ekzagjëruar paksa, por ishte thjesht një periudhë e artë për futbollin, me shumë yje botëror dhe talentë fantastik.

Ronaldo, Rivaldo, Diego Simeone, Roberto Ayala, Roberto Carlos, Hernan Crespo, Robert Pires, Gianluigi Buffon, Alessandro Nesta, Fabio Cannavaro dhe Raul ishin disa prej lojtarëve që morën pjesë.

Por asnjëri prej tyre nuk e fitoi trofeun në fund.

Befasisht, Nigeria e udhëhequr nga Nwankwo Kanu triumfoi.

ASP158 Olympics Soccer

Kanu shënoi tre gola gjatë kompeticionit, përfshirë një në minutën e 90-të dhe një në të 94-tën, i cili ishte edhe “Goli i Artë”, për ta mposhtur Brazilin në gjysmëfinale.

Për Brazilin luajti “O Fenomeno”, i cili më vonë do të shëndrrohej në 9-shin më të mirë që ka parë ndonjëherë sporti.

Por sa i talentuar ishte Ronaldo braziliani më 1996, kur ishte vetëm 19-vjeçar?

Epo, fatmirësisht për ne, është publikuar një përmbledhje në Twitter që tregon sa i jashtëzakonshëm ishte ai atëherë.

Kujtojmë se vetëm një muaj më vonë, Barcelona e transferoi atë për 19.5 milionë dollarë. /Periskopi.com/