Saktësi milimetrike nga VAR: Vë re gjurin në pozitë jashtë loje dhe anulon golin në ndeshjen Tottenham – Brentford

Periskopi.com Sporti

Tottenham arriti të triumfojë në gjysëm finale të Kupës EFL ndaj Brentford me rezultat 2-0.

Pas golave të Sissokos dhe Son Heung-min, Spurs tani janë në finalen e EFL-së dhe do të presin fituesin e duelit Manchester United dhe Manchester City.

Gjatë, ndeshjes vendimi për anulimin e golit të Toney për shkak të pozicionit jashtë loje ndryshoi shumë rrjedhën e lojës.

Ky vendim u shikua gjatë në VAR dhe në rast të mos-anulimit sigurisht që rezultati në fund do të ishte ndryshe.

Më poshtë sjellim pamje që tregojnë saktësinë që ka VAR-i në ndeshje:

Image

Fulham u promovua mbrëmë në Premier League me klas: Goli dinak nga gjuajtja e lirë fundos Brentfordin

Periskopi.com Sporti

Fulhami është rikthyer në Premier League falë dy golave nga Joe Bryan, teksa mposhti 2-1 Brentfordin në finalen e playoffit të Championshipit.

Pas 90 minutave me shumë mundësi, ndeshja u shtye në vazhdime para se Bryan të qëllonte cakun nga një goditje dënimi që e ezekutoi me mencuri, transmeton Periskopi.

Brilante, apo jo?

Pastaj, Bryan realizoi edhe një herë pas një bashkëveprimi të mirë me Mitrovic.

Brentford arriti të shënojë një gol të vonshëm përmes Henrik Dalsgaard, por nuk mjaftoi. /Periskopi.com/

Brentford-Fulham është finalja e playoffit për promovim në Premier League

Periskopi.com Sporti

Fulhami ka pësuar humbje (1-2) në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të ‘play-offit’ që e zhvilloi në shtëpi kundër Cardiff Cityt.

Mirëpo, falë fitores së parë në udhëtim prej 2-0, është kualifikuar në finale të ‘play-offit’ me rezultat të përgjithshëm prej 3-2.

Curtis Nelson shënoi për Cardiffin (8’) pas asistimit të Joe Ralls, mirëpo reagimi ishte i shpejtë dhe vendasit barazuan me golin e Neeskens Kebano (9’).

Mysafirët e shënuan një gol tjetër në fillim të pjesës së dytë (47’) përmes Lee Tomlin, mirëpo nuk ia dolën në minutat e mbetura ta shënonin edhe golin e tretë që i dërgonte tutje.

Në këtë mënyrë, Fulhami u kualifikua në finale, ku do ta kërkojë kualifikimin në Ligën Premier në derbin e Londrës perëndimore kundër Brentfordit që në gjysmëfinale eliminoi Swansea Cityn.

Përballja përcaktuese për ekipin që në sezonin 2020/2021 do të luajë në elitën e futbollin anglez do të zhvillohet më 4 gusht në stadiumin Wembley.

Publikohen pamje nga humbja 3-2 e Arsenalit kundër Brentfordit prapa dyerve të mbyllura

Periskopi.com Sporti

Arsenali u mposht 3-2 nga Brentfordi në një miqësore në “Emirates”, të mërkurën.

Përgatitjet e djelmoshave të Mikel Arteta hasën në një gung në rrugë kundër skuadrës nga Championshipi, pavarësisht se spanjolli aktivizoi një skuadër të fortë, transmeton Periskopi.

Në pjesën e parë, Pierre-Emerick Aubameyang, Nicolas Pepe, Dani Ceballos dhe Bernd Leno të gjithë luajtën.

p1eafqjsjri4o51t1uii3f29829.jpg

Alexandre Lacazette, Mesut Ozil dhe David Luiz luajtën në pjesën e dytë.

Por Arsenali përcolli fitoren 6-0 kundër Charltonit të shtunën, me një humbje nga Brentfordi.

Arteta, sigurisht, nuk do të humb gjumë rreth kësaj humbjeje, por mund të mos jetë aq pozitive për lojtarët dhe moralin e tyre, derisa ndeshja e ardhshme kompetitive është kundër Manchester Cityt.

Arsenali ka publikuar pamje të ndeshjes. /Periskopi.com/